Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) sot i shpalli 100 kompanitë më të suksesshme nga radhët e anëtareve të saj në vitin 2016. Oda e bën zgjedhjen për herë të gjashtë përmes katalogut që përmban analiza të potencialit të kompanive në bazë të kritereve për qarkullimin e tyre vjetor, fitimin dhe numrin e të punësuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas zgjedhjes së bërë, mes firmave më të suksesshme këtë vit janë “Neptun”, “Dauti Komerc”, “Bas Tuti Fruti”, “Kiper Market”, “Pofiks”, “Trim”, “Alma M”, “Instalacia”, “Prince Enterprajs”.
Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Nebi Hoxha, kompanitë edhe krahas krizës ekonomike dhe politike dhe kërkesës së zvogëluar kanë arritur t’i mbajnë pozitat në top 100.
“Pasi që jemi dëshmitarë të krizës politike dhe ekonomike e cila mbizotëron në vend problem kryesor për shumicën e biznesit tonë është vështirësia për mjete financiare. Të gjitha bizneset vitin e kaluar u ballafaquan me kërkesë më të vogël, si në tregun e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Megjithatë shumica e kompanive të kualifikuar në top 100 arritën t’i mbajnë pozitat e tyre mes 100 më të mirëve madje dhe nga viti i kaluar”, tha Hoxha.
Ai vlerësoi se kompanitë kanë demonstruar ndryshime, vizion dhe udhëheqje konstruktive.
“Të dhënat statistikore tregojnë se qarkullimi i 100 kompanive më të mëdha është mbi 622 milionë euro me neto fitim që arrin deri 36 milionë euro. Numri i të punësuarve është rreth 5.000. Ky është tregues për zhvillim të këtyre kompanive në pajtim vendimet e mira të menaxhuesve të tyre”, tha ministri i Ekonomisë Driton Kuçi.
Rezultatet pozitive të këtyre kompanive, theksoi Kuçi , janë konfirmim për përcaktimin ndaj politikave ekonomike për zhvillim pa marrë parasysh gjendjen e komplikuar politike dhe pasigurinë e firmave për vendosje.
Tv21 bën të ditur se në shpalljen e kompanive morën pjesë ministrat e Financave Kiril Minoski dhe i Drejtësisë Valdet Xhaferi, njerëzit e parë të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Lidhja e Odave Ekonomike, Oda Ekonomike Maqedoni-Bullgari, ambasadorë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama