Avokati Gëzim Kollqaku përmendi një ekspertizë të një grupi të mjekëve, në të cilën thuhet se Fahredin Gashi nuk është në gjendje ta kuptojë akuzën e as ta përcjell asnjë shqyrtim gjyqësor, prandaj tha se ka kërkuar të pushohet procedura ndaj tij.
Në seancën ku po lexohet aktakuza në rastin “Toka”, Gëzim Kollqaku, avokati i Fahredin Gashit (një prej 39 të akuzuarve), tha se e ka pranuar me kohë aktakuzën dhe ka shkuar në burgun ku është klienti i tij.
“Kam tentuar t’ia lexoj aktakuzën dhe t’ia shpjegoj se për çka dyshohet, por i njëjti nuk ka qenë në mundësi as ta kuptojë aktakuzën dhe as ta kuptojë arsyen se pse duhet të jetë ne gjykim sepse gjendja e tij mendore është e rëndë dhe këtë e vërteton edhe një ekspertizë nga grupi i mjekëve”, tha avokati, raporton kallxo.com
Sipas tij, në ekspertizën në fjalë thuhet se Fahredin Gashi nuk është në gjendje ta kuptojë akuzën e as ta përcjell asnjë shqyrtim gjyqësor, prandaj, shtoi avokati, ka kërkuar të pushohet procedura ndaj tij dhe deri më tani s’kam marrë asnjë përgjigje.
“Dhe pasi që në këtë seancë ai nuk mund të deklarohet sepse nuk e di pse është këtu, sipas dispozitave ligjore konsiderohet se i mbrojturi im nuk e pranon fajësinë ndërsa unë me shkrim edhe njëherë do të kërkoj nga gjyqtari që të mos i shkelen të drejtat esenciale të garantuara me Kushtetutë dhe hetimet ndaj tij të pushohen”, tha Kollqaku.
Gjatë seancës së sotme, tre të akuzuarit e tjerë, Azem Syla, Shaban Syla e Shpresim Uka, u deklaruan të pafajshëm rreth akuzave në rastin “Toka”.
Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.
Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.
Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.
Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Iu gjet sasi e substancave narkotike, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite