Në lagjen “Mati 1” në Prishtinë është dëmtuar asfalti i shtruar një muaj më parë. Banorët thonë se kjo rrugë u dëmtua për shkak të sasisë së vogël të asfaltit dhe për shkak se u shtrua në kushte të papërshtatshme atmosferike.
Ndonëse është shtruar vetëm një muaj më parë, asfalti në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati 1” është prishur.
I kontaktuar nga KALLXO.com, zyrtari i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi, tha se ajo pjesë e rrugës është dëmtuar nga prishja e një ujëmbledhësi.
Vraniqi tha se inspektorët janë në terren dhe premtoi se rruga do të rregullohet.
Por, Njazi Korça, banor i lagjes, thotë se rruga u dëmtua për shkak të sasisë së vogël të asfaltit dhe kushteve jo të volitshme atmosferike kur u shtrua. “Është shtru një sasi shumë e vogël e asfaltit dhe kushtet klimatike kur kjo rrugë është shtru kanë qenë tejet jo të volitshme dhe ka ardhë deri te kjo që ndoshta para kohe mu prishë”, tha Njazi Korça.
Ky banor për prishjen e rrugës bën fajtor edhe qytetarët, të cilët, sipas tij, hapin kanale e nuk i mbyllin.
“Nëse e ki hapë një kanal do të ishte e obligueshme që me e mbyllë, me marrë leje prej Komunës, e jo secili kokë më vete, se kjo edhe nëpër ara nuk bëhet kështu. E pyesin të zotin e shtëpisë se a duhet me çelë një kanal, a na lejon, a lejojnë kushtet e jo me bo një punë kësisoji. Duhet të ndërmerren masa edhe ndaj qytetarëve nëse e bëjnë një gabim. Duhet të përgjigjet për atë edhe të penalizohet”, tha Korça.
Ndërsa, qytetari Ramiz Halimi tha se rrugës disa ditë para se të rishtrohej i janë mbushur gropat, e pastaj është shtruar me një shtresë me kualitet edhe më të dobët se që ka qenë përpara.
“Disa ditë para se mu shtru dolën e i mushën gropat edhe e shtrunë një shtresë mas dy dite ose tri dite, nuk e di saktësisht, menjëherë e kanë gërry krejt rrugën edhe na bllokun nja një javë ditë. Nuk e di, edhe e shtrunë me cilësi edhe më të dobët se që ka qenë”, tha ai.
Halimi është shprehur i zhgënjyer me qeverisjet e Komunës, përfshirë edhe këtë të fundit.
“Mendojshim që këta të Vetëvendosjes pak ma nom veç po më doket që as këta… kurgjo”, tha ai.
Ky banor i lagjes thotë se nuk ka bërë ankesë në Komunë dhe jep arsyen: “Nuk kemi bo ankesë se ata të Komunës e kanë pa vetë. Na s’kemi nevojë me bo ankesë kur janë inspektorat aty. Ata për qet punë paguhen”, theksoi Ramiz Halimi. /KALLXO.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025