Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Hungarisë, Peter Szijjarto me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror ekonomik mes Kosovës dhe Hungarisë, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Hoxhaj ka falënderuar ministrin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në procesin e integrimeve, ndërsa ka përshëndetur transformimin e kësaj marrëdhënieje në bashkëpunim më të ngushtë në fushën e zhvillimit ekonomik.
Hoxhaj ka thënë se tërheqja e investimeve të huaja është ndër objektivat më të rëndësishme të qeverisë dhe miratimi i ligjit për Investime Strategjike, i cili ka krijuar lehtësira për investitorët e huaj në Kosovë, e bën Kosovën një destinacion edhe më të favorshëm për investimet e huaja.
“Pas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike. Çështja kryesore që ky ligj adreson është krijimi i lehtësirave për investitorët e huaj dhe tërheqja e investimeve të huaja në Kosovë. Këto lehtësira e bëjnë Kosovën një destinacion edhe më të favorshëm për investimet e huaja. Tashmë kemi një kalendar të aktiviteteve të përbashkëta ekonomike, sikurse themelimi i Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik dhe mbajtjen e Forumit Ekonomik mes dy vendeve tona vitin e ardhshëm”, ka deklaruarHoxhaj.
Gjatë vizitës së ministrit hungarez, pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe të arsimit.
Ministri hungarez gjatë ditës së nesërme do t’i takojë krerët më të lartë të shtetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës