“Më vrave, qen!”. Këto ishin fjalët e fundit që ka thënë Agron Xhezairi, 53-vjeçari i qëlluar në hyrjen e shtëpisë së tij mbrëmjen e së dielës.
Babai i të shumëkërkuarit për një vrasje të ndodhur në shtator arriti t’i shpëtojë një atentati me tritol një muaj më parë, por nuk e kishte menduar se do ta ekzekutonin brenda rrethimit të shtëpisë, raporton “Panorama”.
Detaje të tjera zbulohen nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në Ksamil, kur u qëllua për vdekje babai i Albi Xhezairit, person në kërkim.
Sipas dëshmive të marra nga Policia, ai ka qenë në prag të shtëpisë, në shkallët e hyrjes, kur u qëllua me automatik.
Nga burime të Policisë mësohet se pasditen e së dielës kishte shkuar për vizitë në familjen Xhezairi kunata e viktimës.
Ky i fundit ka dalë për ta përcjellë, pasi ishte bërë errësirë. Nisur dhe nga ngjarjet e kohëve të fundit, në shtëpi Xhezairi mbante një qen të lidhur te makina për ruajtje. Sa dolën jashtë e duke shkuar te makina nga kopshti i komshiut, është gjuajtur me armë mbi të. Në atë moment mësohet të ketë thënë: “Më vrave qen!”.
Nuk është rrëzuar menjëherë, por të tjerë plumba janë hedhur mbi të dhe ai ka rënë i pajetë përballë derës së shtëpisë. Kunata e viktimës është ajo që e ka parë të gjithë skenën e krimit, por jo autorin, i cili ndodhej vetëm 5 metra larg, pas murit rrethues që e ndante shtëpinë e Xhezairit me atë të fqinjit.
Forca të shumta të Policisë së Sarandës shkuan menjëherë në vendngjarje ku ka nisur hetimet duke ngritur si pistë kryesore atë të “gjakmarrjes”. Që prej momentit kur u mor njoftimi për vrasjen, forca të shumta policore të ndihmuara edhe nga FNSH e ardhur nga Tirana kanë rrethuar fshatin Shëndëlli, në përpjekje për të rënë në gjurmë të të dyshuarve.
Ndërkohë që në Komisariatin e Policisë së Sarandës janë shoqëruar 6 shtetas, mes të cilëve edhe familjarë të afërt të Aleksandër Bardhit, 47-vjeçarit që dyshohet se u vra më 24 shtator nga i biri i Agron Xhezairit, Albi Xhezairi, i shpallur në kërkim. Mësohet se të shoqëruarit janë marrë për shumë orë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë, ndërkohë që deri në orët e pasdites të së hënës edhe një kontroll tjetër në një banesë në Shëndëlli që u krye doli pa rezultat.
Burime të besueshme shprehen se Policia beson fort se motivi i ngjarjes është “gjakmarrja”, pasi djali i tij, 20-vjeçari Albi Xhezairi, është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vëllai i ish-kryekomunarit të Kaçinarit në Mirditë. Por provat për momentin duket se janë të papërfillshme.
Ndërkohë që familjarë të viktimës, ata që banojnë në Ksamil, por edhe të ardhur nga fshati e Tepelena mbrëmjen e së dielës menjëherë sa morën vesh ngjarjen e ndodhur, vendosën që banesa e fundit e njeriut të tyre të jetë në vendlindje, në Krahës të Tepelenës.
Asnjë prej tyre nuk është prononcuar publikisht për ngjarjen, ndonëse pas atentatit të dështuar me tritol një muaj më parë, dyshojnë se autorët e kanë ndjekur 53- vjeçarin, derisa kanë gjetur mundësi ta ekzekutojnë në derë të shtëpisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze