Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të thirret në Interpelancë nga Kuvendi i Kosovës për shkak të rezultateve të dobëta të nxënësve në testin e PISA-s. Këtë kërkesë të hënën do t’ia adresojë kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Komisioni Parlamentar për Arsim.
Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, ka thënë për “Zërin” se komisioni do të mblidhet sot (e hënë), që të marrë vendim rreth kërkesës që do t’i adresohet kryesisë së Kuvendit, që të thirret në interpelancë ministri Bajrami për rezultatet e testit PISA.
Hasani ka thënë se në sistemin arsimor gabimi që i ka kushtuar dhe po i kushton Kosovës është moszbatimi i ligjeve ashtu siç janë miratuar. “Ligjet duhet të zbatohen siç miratohen nga Kuvendi, po të zbatohen ashtu siç janë për një periudhe 16-20 vjeçare pa u ndryshuar, do të nxirrej një gjeneratë pa u dëmtuar”.
Ai thotë se në këtë formë kanë vepruar dhe vendet tjera perëndimore. Sipas Hasanit, Finlanda, shteti që tani mban vendin e tretë për arsim cilësor, e dikur rezultatet e nxorën si shtet me analfabetizëm të lartë, sipas tij, arriti të dalë nga gjendja e rëndë në arsim falë zbatimit të ligjeve për afat deri 20 vjeç pa u ndryshuar. Hasani thotë se disa herë i ka njoftuar për gjendjen në arsim: Presidentin, Kryeministrin, dhe ministrin e arsimit.
“Deri tash nuk është gjendur zgjidhje”, ka thënë Hasani.
Ndërsa, edhe grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka kërkuar Mocion për Interpelancë. “Në bazë të nenit 65.9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Nenit 44, paragrafi 1, të Rregullores së Punës së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” thërret në Interpelancë Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për çështjen: Përgjegjësinë mbi organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë”, thuhet në letrën dërguar kryetarit të Kuvendit nga Ismajl Kurteshi, në emër të Grupi Parlamentar të VV-së më 8 dhjetor të këtij viti. Kurteshi ka theksuar se në vitin 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës pati miratuar Rezolutën për zbatimin e deklaratës së Mijëvjeçarit, ku një nga 8 pikat ishte dhe zhdukja e analfabetizmit të të gjitha llojeve deri në vitin 2015.
“Për këtë qenë zotuar edhe Qeveria e Presidenca e asaj kohe. Kjo as nuk është arritur as nuk duket se po adresohet drejt derisa ende sot institucionet përgjegjëse s’e deklarojnë zyrtarisht numrin e saktë analfabetëve klasikë dhe atyre funksionalë në Kosovë”, ka potencuar Kurteshi.
Ndërkaq, eksperti i Arsimit, Jonuz Salihaj, ka thënë për “Zërin” se rezultatet e testit PISA nuk ishin befasuese, pasi sipas tij, shkalla e degradimit të arsimit vazhdimisht ka pësuar rritje.
“Nuk mund të pritet cilësi nga ata që e kanë zaptuar çdo nivel të arsimit me nepotizëm dhe joprofesionalizëm”, tha ai.
Salihaj thotë se fakti që ka të bëjë me nxënësit e nivelit 2 të arsimit, arsimit të detyruar, vlerësimi tregon se nuk janë përmbushur objektivat kryesore në fushën e leximit, matematikës dhe shkencave ekzakte në arsimin fillor.
“Kjo ka ndodhur si pasojë e mospërfshirjes së fëmijëve në arsimin parashkollor, sidomos në atë parafillor, mandej programeve joadekuate arsimore, një kurrikulë që vazhdimisht pilotohet, kuadrove të dobëta arsimore, menaxhimit të dobët të shkollave tona, ndërhyrjeve të vrazhda politike…,etj”.
Salihaj thotë se pas luftës nuk ka pasur kurrfarë cilësie në arsim. “Vlerësimet e jashtme edhe pse me shumë parregullsi, vazhdimisht kanë konfirmuar se më shumë se gjysma e nxënësve nuk kanë arritur të marrin 50 për qind të pikëve në testet vlerësuese”, thotë Salihaj.
Ai madje thekson se MASHT-i që nga viti 2008 është mjaftuar vetëm me hartimin e strategjive, por asnjëherë nuk është mërzitur më si të realizohen ato.
“Nuk ka krijuar kurrfarë mekanizma të zbatimit, ato thjesht janë përdorur sa për retorikë politike. Përgjegjësitë i bartë Qeveria e Kosovës, apo më saktë ky koalicion qeverisës që edhe sot fatkeqësisht gjendet në pushtet. Por, për të mos u përsëritur vlerësimi negativ i PISA-s, Salihaj thotë se masa që duhet ndërmarrë është së pari depolitizimi apo departizimi në arsim.
“Mandej krijimi i mekanizmave të pavarur për garantimin e cilësisë. Vend kyç në këtë mekanizëm paraqet krijimi i Qendrës Nacionale për Vlerësim”, thotë ai për gazetën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025