Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, i cili po akuzohet se ishte udhëheqës i një grup kriminal në rastin e njohur si “Toka”, sot pritet të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku dhe pritet të mbahet shqyrtimi fillestar për këtë rast, raporton “zeri.info“.
Azem Syla së bashku me 39 të tjerë po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se duke funksionuar si grup janë marrë me “krim të organizuar në pastrim të parave, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim të pozitës zyrtare; legalizimi të përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal”, dhe një mori veprash të tjera penale.
Prokuroria Speciale aktakuzën për rastin “Toka”, e ka ndarë në dy pjesë, ku grupin e parë e përbëjnë 22 persona me në krye me Azem Sylën.
Aktakuza ndaj këtyre të pandehurve përbëhen nga 46 pika që kanë të bëjnë me veprat penale për “Krim të organizuar; Pastrim i parave; Marrje të mitos; Mashtrim i rëndë; Mashtrim në detyrë; Nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme; Keqpërdorim i pozitës zyrtare; Legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal”.
Ndërkaq, në grupin e dytë, organi i akuzës ka ngritur aktakuzë ndaj 17 të pandehurve të cilët akuzohen për pastrim të parave. Sipas prokurorisë, ky grup ka qenë një grup i mirë organizuar dhe i struktura me hierarki afatgjate të cilët ja kanë marruar Kosovës pronat shoqërore.
“Ky rast ka të bëjë me një grup të organizuar kriminal të strukturuar, me hierarki të organizuar dhe afatgjatë, i cili i ka privuar Kosovës pronat shoqërore. Ky grup i organizuar kriminal, aktiv prej vitit 2006, ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë”, kishte bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës.
Sipas prokurorisë, ky grup kriminal udhëhiqej nga ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla. Prokuroria pretendon se ky grup, duke funksionuar si grup i organizuar kriminal kanë bërë falsifikimin e vendime dhe dokumenteve zyrtare ku dhe kanë dëmtuar buxhetin dhe familjet serbe të Kosovës.
“Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive. Palët e dëmtuara janë buxheti shtetëror i Kosovës dhe familjet serbe të Kosovës të drejtat e të cilëve mbi parcelat e tokës ishin keqpërdorë nga ky grup i organizuar kriminal. Gjatë këtyre hetimeve, në fund të muajit prill 2016 është realizuar një operacion në kuadër të së cilit u bënë arrestime, bastisje dhe konfiskime të pasurisë. Udhëheqësi i pretenduar i këtij grupi, Azem Syla, ish-deputet, ishte arrestuar më 29 prill 2016 dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, njësoj si edhe dy të pandehur të tjerë. Tre të pandehur të tjerë aktualisht janë duke i vuajtur dënimet me burgim për shkak të veprimtarive kriminale të mëparshme”, kishte bërë të ditur organi i akuzës.
Ndërkaq, së bashku me Sylën pjesë e hetimeve ishte edhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka. Gazeta ka provuar që të marrë ndonjë informacion rreth asaj se është ngritur aktakuzë edhe ndaj Ukës, mirëpo, avokati mbrojtës i tij, Tahir Rrecaj, ka thënë se akoma nuk kanë pranuar ndonjë njoftim nga ana e prokurorisë.
“Nën hetime kanë qenë 52 persona, ndërsa, me sa jam informuar aktakuza është ngritur vetëm ndaj 39 personave. Nuk e dimë ende se a ka ngritje të aktakuzës për Nuhi Ukën. Ne ende nuk kemi pranuar asgjë nga ana e Prokurorisë”, ka thënë Rrecaj.
Ndërsa, ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ishte arrestuar me 29 prill, ku dhe iu kishte caktuar masa e paraburgimit.
Syla i cili vazhdon të jetë në paraburgim, në fillim të muajit shtator ishte liruar e me pas arrestuar pas ankesës së prokurorit se ai, nëpërmjet një personi tjetër ka tentuar të ndikoj të dëshmitari i dytë i mbrojtur me ç’rast, gjyqtarja e procedurës paraprake me datën shtatë tetor ia kishte caktuar Sylës masën ligjore të paraburgimit deri me 22 nëntor.
Aktvendimi i gjyqtares kishte ardhur pasi që ajo e kishte vlerësuar se ekziston një rrezik i përgjithshëm në tentimit e ndikimit të dëshmitarët e mbrojtur. Sipas gjyqtares, jo vetëm tentim, por, edhe kontaktimi i dëshmitarit nga një person i afërt me Azem Sylën përbën pengim të procedurave gjyqësore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/LAJMI-I-FUNDIT-1-2-780x439.png)
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
![Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475993596_923708333302759_576153060210992953_n-e1738836825554-780x439.jpg)
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
![Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/falsifikim-780x439.jpg)
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
![Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOL-780x439.jpg)
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin