Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka publikuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të së dielës, por nga përpunimi i 98 për qind të të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të këtij institucionit rezulton që VMRO DPMNE-ja të ketë fituar mbi 437 mijë vota, mbi 37 për qind, e pasuar nga Lidhja social-demokrate e opozitës me mbi 420 mijë vota, mbi 36 për qind,BDI-ja me mbi 84 mijë vota, mbi 7 për qind, Lëvizja BESA me mbi 56 mijë vota, Aleanca për Shqiptarët me mbi 34 mijë vota dhe PDSH-ja me 30 mijë vota.
Sipas KSHZ-së në votime kanë dalë 67.66 për qind e trupit të përgjithshëm votues prej 1.8 milion qytetar me të drejt vote.
Në mungesë të rezultatit zyrtar dhe diferencës të ngushtë mes partive politike, Lidhja social demokrate dhe VMRO DPMNE-ja kanë shpallur fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës që kaluan në atmosferë kryesisht të qetë dhe korrekte, me disa parregullsi që besohet të mos kenë ndikuar në rezultatin zgjedhor, raporton Evropa e Lirë.
Në mungesë të rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve Lidhja social demokrate që drejtohet nga Zoran Zaev, ka njoftuar se partia e tij ka fituar 52 mandate, VMRO-ja 51,
“Ju keni shkruar historinë, do të keni se çfarë do ti tregoni fëmijëve tuaj , nipërve tuaj. Unë krenohem me ju, Maqedonia krenohu me ju. Regjimi u mposht, fitoi e ardhmja. Këto janë moment historike, dëshmuam dhe me shumë përkushtim I treguam gjithë botës se mundemi. Maqedonia do të jetë e lirë, demokratike dhe më përparuese”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryetar I Lidhjes Social-Demokrate.
Pak më vonë fitoren e ka shpallur edhe VMRO DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Sot fitoi VMRO DPMNE dhe koalicioni Për Maqedoninë më të mirë. Sot fitoi edhe Republika e Maqedonisë. Kjo është fitorja e dhjetë më radhë e VMRO DPMNE-së. Pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë votuan për vizionin tonë, ekipin dhe mënyrën se si punojmë dhe planifikojmë të punojnë në të ardhmen”, ka deklaruar Gruevski.
Sa i përket bllokut politik shqiptar, ato kanë shënuar rezultat shumë më të dobët nga zgjedhjet e kaluara duke humbur një numër të madh të mandateve. Këtë e ka pranuar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim duke fajësuar për këtë numrin e madh të partive politike. Pavarësisht kësaj edhe partitë shqiptare kanë shpallur veten si fituese të zgjedhjeve.
“Me hidhërim e them se shqiptarët kanë humbur mandate. BDI-ja ka fituar zgjedhjet por mua më ka interesuar që në radhë të parë të fitojnë shqiptarët dhe nuk më gëzon fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI-ja do të mbetet e vendosur në drejtim të mbrojtjes së doktrinës së vet të paraqitur para shqiptarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar Ahmeti.
Lëvizja Besa, subjekti më i ri politik shqiptar që edhe ka paraqitur befasinë më të madhe për humbjen e votës shqiptare ka fajësuar politikat e BDI-së që kanë çuar në dëshpërimin e madh të shqiptarëve.
“Në këto zgjedhje ka humbur BDI-ja dhe kanë fituar shqiptarët. Ata prej nesër shqiptarët e Maqedonisë do të kenë përfaqësimin e tyre në institucionet e këtij shteti, në Parlamentin e Maqedonisë dhe do të jenë krenar me përfaqësuesit e tyre në institucione”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Humbjen e thellë në zgjedhje e ka pranuar Partia Demokratike Shqiptare e cila tani radhitet si forca e fundit politike ndër shqiptarë. Kryetari i saj, Menduh Thaçi tha se fituese e zgjedhjeve është lëvizja Besa dhe humbëse BDI-ja e Ahmetit.
“Kjo është një betejë e humbur, megjithatë më lejoni të theksojë se zgjedhjet shpallën fituesit e vërtetë tek shqiptarët. BDI-ja i ka humbur zgjedhjet në mënyrë katastrofale. Zgjedhjet tek shqiptarët i fitoj lëvizja Besa në koalicion me RDK-në dhe unë personalisht ju uroj fitoren dhe u dëshiroj suksese”, ka deklaruar Thaçi duke i ofruar të gjithë mbështetjen pa kushtëzime subjektit të ri politik. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?