Agjencia amerikane e inteligjencës e njohur si CIA ka konkluduar se Rusia ka intervenuar në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar kandidatin e Republikanëve, Donald Trump, që të zgjedhet President, shkruan gazeta amerikane “Washington Post”.
Duke cituar zyrtarë të SHBA-ve të informuar për këtë çështje, “Washington Post” shkruan se agjencitë e inteligjencës kanë identifikuar individë që kanë lidhje me qeverinë ruse, të cilët kanë hakuar mesazhet elektronike (email-a) të kampit Demokrat dhe madje edhe mesazhet nga Konventa Nacionale e Demokratëve, përfshirë edhe udhëheqësin e kampanjës presidenciale të Hillary Clinton, dhe këto mesazhe ia kanë dhënë WikiLeaks-it.
Zyrtarët e cituar i kanë përshkruar këta persona si të njohur për komunitetin e shërbimeve të inteligjencës, dhe ata kanë qenë pjesë e operacionit të gjerë rus për ta ndihmuar Trump-in dhe zvogëluar shanset e Clinton për të fituar zgjedhjet.
“Është vlerësim i komunitetit të inteligjencës që qëllimi i Rusisë këtu ishte të favorizonte një kandidat përkundrejt tjetrit – të ndihmohet Trump të zgjedhet”, citon Post zyrtarë të lartë të SHBA-ve, duke vazhduar citimin se “kemi një konsensus në këtë pikëpamje”.
Washington Post shkruan se këta zyrtarë janë njoftuar me këto informacione nga një prezantim që u ka bërë vet CIA disa senatorëve të rëndësishëm amerikanë prapa dyerve të mbyllura.
CIA, siç shkruan Post, ka treguar se ky është një vlerësim i bërë nga mbledhja e fakteve nga burime të shumta.
CIA, po ashtu u ka thënë senatorëve se tani “është bukur e qartë”, se zgjedhja e Trump-it ishte qëllimi i Rusisë, shkruan Washtington Post, duke cituar zyrtarët amerikanë në kushte anonimiteti, njofton Klan Kosova.
Në tetor qeveria e SHBA-ve zyrtarisht kishte akuzuar Rusinë për një kampanjë të sulmeve kibernetike kundër Partisë Demokratike para zgjedhjeve të tetë nëntorit.
Presidenti, Barack Obama, ka thënë se ai kishte paralajmëruar Presidentin rus, Vladimir Putin, rreth pasojave për sulmet. Por, zyrtarët rusë kanë mohuar akuzat për interferime në zgjedhjet në SHBA.
Ndërsa vet CIA nuk ka komentuar artikullin e “Washington Post”.
Kurse Trump ka thënë se ai nuk është i bindur se Rusia qëndron pas sulmeve kompjuterike.
Agjencitë e inteligjencës amerikane nuk kanë treguar ende fakte specifike se a ka qenë direkt Kremlini që ka drejtuar individët e caktuar për të hakuar e-mail-at dhe më pas për t’ia dhënë ato WikiLeaks-it, shkruan “Washington Post”.
Sipas burimeve të gazetës amerikane “hakerët janë një hap larg qeverisë ruse, jo tamam punëtor të qeverisë”.
Por, edhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, kishte thënë në një intervistë në televizion se nuk ka qenë qeveria ruse burimi i e-mail-ave të publikuar në faqen e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së voton pro sanksionimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025