LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohet koalicioni anti PDK në Drenas, FJALA mbështetë Isa Xhemajlajn

Zgjerohet koalicioni anti PDK në Drenas, FJALA mbështetë Isa Xhemajlajn

Partia Fjala dega në Drenas përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në balotazh për kryetar të Drenasit do ta mbështesë Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën.

“Duke besuar se vota e të gjithë votuesve tanë ndaj nesh, ishte votë për ndryshime, ne mendojmë se tani Kandidatura e Isa Xhemjalaj për ne paraqet ndryshimin, prandaj edhe Partia FJALA – Dega në Drenas ka marr vendim ta mbështetë kandidaturën e Isa Xhemajlaj në garën e balotazhit për Kryetar të Komunës së Drenasit”, thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë:


Të nderuar qytetarë të Drenasit,
Të nderuar përkrahës,
Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, në mbledhjen e kryesisë së mbajtur me datë 07 Dhjetor 2016, kemi analizuar rezultatet tona ku Partia FJALA me kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Drenasit është vlerësuar me 567 vota gjithsejtë ose në përqindje prej 2.72%.

Edhe njëherë ne i falënderojmë përzemërsisht të gjithë ata që na besuan votën e tyre, duke votuar për ndryshime.

Siç e dini tani Komuna e Drenasit do të ketë edhe një palë zgjedhje, zgjedhje këto të balotazhit vetëm ndërmjet dy kandidateve të parë, të cilat do të mbahen me 18 Dhjetor 2016.

Duke besuar se vota e të gjithë votuesve tanë ndaj nesh, ishte votë për ndryshime, ne mendojmë se tani Kandidatura z.Isa XHEMAJLAJ për ne paraqet ndryshimin, prandaj edhe Partia FJALA – Dega në Drenas ka marr vendim ta mbeshtetë kandidaturën e z.Isa XHEMAJLAJ në garën e balotazhit për Kryetar të Komunës së Drenasit.

Vehbi Berisha – Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Drenas
Drenas, 09.12.2016