Banka ProCredit zyrtarisht ka inauguruar sot qendrën rajonale të trajnimeve pikërisht në përvjetorin e 17- të të operimit të bankës në Kosovë.
Qendra rajonale e trajnimeve e cila është e ndërtuar në Prevallë të Prizrenit, do të ofrojë trajnime të avancuara të cilat janë të dizajnuara për të thelluar dhe përditësuar njohuritë e specializuara të punonjësve të bankave ProCredit si në Kosovë ashtu edhe në rajon në fushat e tyre të veprimtarisë dhe gjithashtu për të rritur aftësitë e tyre analitike dhe ndërpersonale.
“Suksesi dhe qëndrueshmëria që ne shfaqim në operacionet e biznesit, janë rezultat i drejtpërdrejt i përkushtimit tonë për arritjen e objektivave që ne i kemi vendosur në linjë me misionin dhe vizionin e bankës. Gjithsesi, asnjë objektivë nuk mund të arrihet pa një skuadër punonjësish të motivuar, dedikuar dhe mirë-trajnuar. Andaj, për këtë arsye, investimet në trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të punonjësve tanë janë të një rëndësie të veçantë.
Ne besojmë që zgjedhja e Kosovës për ndërtimin e kësaj qendre, investim ky mbi 3.2 milion i bankës tonë tregon përkushtimin e grupit ProCredit në avancimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve humane dhe vendosmërinë për zhvillimin e sektorit bankar dhe zhvillimit ekonomik të vendit” shtoi Ilir Aliu drejtor gjeneral në Bankën ProCredit në Kosovë.
Në anën tjetër Ministri i Financave Avdullah Hoti shtoi se “Zgjedhja e Kosovës për ndërtimin e kësaj qendre, është një hap i rëndësishëm dhe jep një sinjal pozitivë për kushtet e të bërit biznes në Kosovë, mënyrë kjo shumë e mirë për të treguar mundësit e investimeve në Kosovë”.
Edhe Borislav Kostadinov, Kryetar i bordit të drejtorëve të bankës ProCredit në Kosovë tha se “Qendra e re rajonale në Kosovë, është një shembulli i përkryer që tregon seriozitetin, kur themi që ne ofrojmë një ambient stimulues për stafin tonë në të cilin ata mund të zhvillojnë tutje aftësitë e tyre dhe të mësojnë më shumë nga njëri tjetri”.
“Stafi është faktori kyç i sendërtimit institucional. Hapja e kësaj qendre të trajnimeve me karakter rajonal paraqet një storie suksesi në sektorin bankar, dhe në sektorin financiar në përgjithësi. Sektori bankar është një ndër sektorët që paraqet storie suksesi edhe në kontekst të investimeve të huaja direkte në përgjithësi duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe pse jo edhe promovimin e vendit tonë në këtë drejtim” shtoi më tej zv. guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës zt. Fehmi Mehmeti
“Ambasada Gjermane në Kosovë ka një kooperim të gjatë me Bankën Procredit, dhe jam e bindur që mënyra serioze dhe konstruktive e të bërit biznes nga banka ProCredit ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Jemi krenar të themi banka ProCredit është një bankë gjermane me kapital dhe standarde gjermane“ shtoi znj. Angelika Viets, Ambasadore e Republikës Gjermane në Kosovë.
Vlen të theksohet, se Banka ProCredit investon rreth 812 mijë euro në vit në trajnimin dhe zhvillim të personelit, që përkthehet në një mesatare vjetore të investimit prej rreth 1,130 EUR për punonjës.
Qendra Rajonale e Trajnimeve është objekti i parë në vend që është ndërtuar me standarde të larta ekologjike, duke qenë se janë bërë investime në : panele fotovoltaike, panele diellore për ngrohje të ujit, izolim termik, impiant për trajtimin e ujërave.
Qendra ka një sipërfaqe prej 3300m2, 4 klasa mësimi të pajisura me të gjitha mjetet për trajnim, 33 dhoma gjumi që sigurojnë kapacitet optimal, restorant dhe mundësi për sporte rekreative.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje