LAJMI I FUNDIT:

Babai venezuelian heq hundën dhe bën tatuazh kokën (Foto, +18)

Babai venezuelian heq hundën dhe bën tatuazh kokën (Foto, +18)

Njihuni me babain venezuelian i cili ka shpenzuar 30 mijë dollarë për të transformuar veten në personazhin fiktiv “Kafka e kuqe”.

Henry Rodriguez nga Karakas i është nënshtruar modifikimeve të ndryshme ndër vite, përfshirë heqjen e hundës së tij dhe tatuzhe në kokë, vetëm që të ngjajë si armiku i Kapiten Amerikës.


Imazhet tregojnë rrugëtimin e 37 vjeçarit duke filluar nga momenti kur bën sytë të zinj me tatuazh e deri te vendosja e implanteve në kokë.

Ndërkohë foto të tjera Rodriguez shfaqet duke kaluar kohë me djalin e tij 3 vjeç, Aaron, transmeton tvklan.

“Do doja të theksoja se vij nga një familje shumë e thjeshtë dhe tradcionale. Nuk ishte e lehtë për ta të pranonin stilin tim të jetesës,” tha ai për Daily Mail.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10