LAJMI I FUNDIT:

Petrol Company vjen me risi – çmime të lira për naftë dhe benzinë

Petrol Company vjen me risi – çmime të lira për naftë dhe benzinë

Petrol Company vjen me ofertë të re, me rastin e rindërtimit të pompës në Bresje – ofron çmime super të volitshme për vetëm 0.95 euro çmimi për një litër naftë dhe 0.97 çmimi për një litër benzinë.

Duke parë që strategjinë e tyre janë duke e ndjekur edhe konkurrentet, atëherë për këtë arsye ka vendosur që të bëjë rindërtimin e të gjitha pikave, me standarde evropiane për të qenë gjithmonë një hap përpara konkurrenteve.

Menaxheri i përgjithshëm, Fatjon Selmonmusaj ka thënë se nuk do ndalen me kaq, por se do të vazhdojnë me risi të tjera, duke bashkëpunuar me brende të njohura botërore.

Përveç çmimeve të lira në treg, është pompa e parë me brendin e njohur të ushqimeve të shpejta KFC.

Kjo kompani operon në vend që nga viti 1989 dhe me punën e saj ka arritur sukses, që në tërë Kosovën të ketë mbi 28 pika të karburantit dhe ky numër është në rritje e sipër. Përveç çmimeve të ulëta, cilësisë së derivateve, pikat e karburantit posedojnë edhe restorantet dhe marketet.


Artikull i sponzorizuar