LAJMI I FUNDIT:

KQZ publikoi rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Drenasit (Dokument)

KQZ publikoi rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Drenasit (Dokument)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dhe publikuar rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit.

Kryetarja e KQZ-së, bëri të ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë ankesë lidhur me procesin e votimit apo numërimit të votave në këtë komunë.


Sipas saj, ankesat që janë bërë në PZAP nuk ndikojnë në këto rezultate.

Rezultatet Përfundimtare janë si në vijim:

perfundimtare

Pas miratimit të këtyre rezultateve, kryetarja e KQZ-së, Daka njoftoi se fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në PZAP lidhur me këto rezultate.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktiminin e afateve të aktiviteteve për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit që do të mbahen më 18 dhjetor 2016.

Sipas këtyre afateve, Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 12 dhjetor dhe do të përfundonjë më 16 dhjetor 2016. Gjithashtu, sipas këtij vendimi, KQZ-ja caktoi edhe afatin për dorëzimin e kërkesave të reja për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve apo vëzhguesve shtesë të zgjedhjeve, i cili fillon më 6 dhjetor dhe përfundon më 15 dhjetor 2016.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vijim të përgatitjes së Raundit të Dytë të 18 dhjetorit, miratoi edhe Planin Operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori