LAJMI I FUNDIT:

LA: Kërcënuesi thotë do e sulmojë metronë më 6 dhjetor

LA: Kërcënuesi thotë do e sulmojë metronë më 6 dhjetor

FBI dhe policia e Los Angelesit kanë shtuar masat e sigurisë në stacionin e metrosë, “Universal City” pasi e kanë marrë një kërcënim përmes telefonit nga një person i huaj.

Autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë besueshmërinë e kërcënimit pasditen e 5 dhjetorit, por ata kanë thënë se nuk do ia lënë këtë çështje rastësisë.


Telefonuesi ka qenë shumë “konkret” duke iu thënë autoriteteve se ky stacion metroje është caku i sulmit, njofton policia amerikane.

Ndonëse kërcënime të tilla rregullisht rriten gjatë festave, autoritetet i kanë thënë publikut për këtë kërcënim pasi telefonuesi ka thënë se sulmi do të ndodhë më 6 dhjetor.

Vija e kuqe e stacionit të metrosë “Universal City” është në afërsi të një shëtitoreje ku gjenden restauronte, klube nate dhe ku mund të kryhen aktivitete të shumta argëtimi. Zona është zakonisht e mbushur me turistë. “Universal Studio” në Hollywood dhe disa hotele të shtrenjta gjithashtu gjenden afër.

Kryetari i komunës, Eric Garcetti ka kërkuar nga njerëzit që kalojnë në atë zonë të vazhdojnë me aktivitetet e tyre normale, por të jenë të përgatitur për më shumë forca të sigurisë në atë zonë, transmeton Evropa e Lirë.

“Kjo (kërcënimi) mund të jetë e vërtetë, mund të jetë mashtrim. Por, ne duhet të mbesim të qetë dhe të kujdesshëm”, ka thënë Sherifi, Jim McDonnell.

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori