LAJMI I FUNDIT:

NATO paralajmëron ‘armiqtë’: Çdo sulm do marrë përgjigje nga aleatët (Video)

NATO paralajmëron ‘armiqtë’: Çdo sulm do marrë përgjigje nga aleatët (Video)

Viti i ardhshëm do të shënojë ndoshta vizitën e parë të Donald Trump në Evropë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, një ftesë ndodhet mbi tryezën e tij të punës në Shtëpinë e Bardhë e për të cilën Jens Stoltenberg pret vetëm konfirmimin.

Prioritetet e NATO-s me zgjedhjen e republikanit në krye të Shteteve të Bashkuara nuk kanë ndryshuar, siguria mbetet fokusi kryesor. Por për momentin, Stoltenberg do të punojë me ekipin e sigurisë së presidentit Obama.

Në ministerialin e NATO-s John Kerry, sekretari amerikan i Shtetit do t’i adresohet për herë të fundit problemeve të sigurisë dhe kërcënimeve me të cilat përballet sot Europa. E pas tij do të jetë shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini ajo që do të mbajë fjalën e rastit në krah të Stoltenberg.


Për vetë Sekretarin e Përgjithshëm, 2017 do të jetë për NATO-n viti i aksionit.

“Në samitin e Natos në Varshave vitin e shkuar, liderët ranë dakord për hapat që do të ndërmarrin për të forcuar mbrojtjen  e për të siguruar stabilitet përtej kufijve tanë. Në verën e ardhshme, 4 batalione do të dislokojnë në Poloni dhe shtetet baltike. Këto operacione do të drejtohen nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Gjermania. Të bashkuar do t’i përcjellim një mesazh të fortë çdo armiku potencial: çdo sulm do të marrë përgjigje nga aleatët tanë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, transmeton tch.

Në prag të ministerialit, Jens Stoltenberg bëri të qarta prioritetet e Aleancës për vitin e ardhshëm, mes tyre lufta kundër ISIS.

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Amerika
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Botë
Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Evropa
Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Botë
Një adoleshente sulmohet për vdekje nga peshkaqeni në një plazh të njohur në Australi

Një adoleshente sulmohet për vdekje nga peshkaqeni në një plazh të njohur në Australi

Australia
Vritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë

Vritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori