LAJMI I FUNDIT:

Po afrohet Viti i Ri kinez, kjo është gjallesa që e simbolizon këtë periudhë (Foto)

Po afrohet Viti i Ri kinez, kjo është gjallesa që e simbolizon këtë periudhë (Foto)
Dragon Lantern for celebrating Spring Festival, Xi'an, China.

Gjatë kohës kur ne festojmë festat e fundvitit, në Kinë jetojnë dhe punojnë normalisht sepse tek ata viti i ri nuk fillon me një janar.

Viti i Ri Kinez bazohet në një kalendar hënor dhe festohet mes 21 janarit dhe 20 shkurtit, transmeton Telegrafi.


Sipas kalendarit kinez, tani është fundi i vitit të majmunit, apo thënë më specifikisht ‘majmunit të zjarrtë’. Të lindurit në këtë shenjë janë ambicioz, aventurier dhe gjaknxehtë.

Më 2017 do të jetë viti i gjelit dhe ata që lindin si ‘gjela të zjarrtë’, do të jenë të besueshëm, të përgjegjshëm në punë dhe kanë ndjenjë të veçantë për matjen e kohës. Gjelat thuhet se janë gjallesat më të motivuara në horoskopin kinez, ndërsa karrierën e tyre e kanë prioritet.

Year of the Rooster 2017 with oriental paper cut art in the background. Chinese means "Chinese New Year Celebrations"

Ata janë punëtorë dhe mund të kryejnë disa lloje të angazhimeve, shkaku i talenteve të shumta që kanë. Po që se jeni një ‘gjel’, ka mundësi të bëheni avokat, shitës, stilist flokësh, ushtar, kirurg dhe roje sigurie.

Për dallim nga ata që i përkisnin ‘majmunit’, me të arritura të vogla dhe pa përfitime, ‘gjelat’ mund të arrijnë shumë në vitet e ardhshme, ndërsa do të kenë shumë mundësi në karrierë.

Më 28 janar 2017, kinezët vishen me rrobe të reja kokë e këmbë, për të festuar Vitin e Ri, pasi në këtë mënyrë besojnë se do të lënë të shkuarën pas dhe do të fillojnë gjithçka me të mbarë.

Ngjyra e fatit është e kuqja, kurse veshjet në përgjithësi do të jenë me nuanca të hapura, për të shkuar me ritmin dhe atmosferën.

Gjatë festimeve do të luhen vallet tradicionale të dragoit dhe luanit, sepse besohet se në këtë mënyrë bëhet lutje për fat të mirë dhe dëbohet shpirtrat e ligë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Punë e mirë! Qeni u mbërthye në një 'felne' të vjetër - burri i shkathët e nxori pa asnjë pasojë

Punë e mirë! Qeni u mbërthye në një 'felne' të vjetër - burri i shkathët e nxori pa asnjë pasojë

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Një grua mbeti e hutuar kur pa tetë të panjohur në kopshtin e shtëpisë së saj

Një grua mbeti e hutuar kur pa tetë të panjohur në kopshtin e shtëpisë së saj

Interesante
Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij

Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Kalo në kategori