Në hapjen e ‘Javës së Anti- Korrupsionit në Kosovë’, ambasadorët e shteteve të Quintit në Kosovë kanë bërë thirrje për luftim të korrupsionit nga institucionet e vendit e veçanërisht ato të drejtësisë.
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha se për herë të parë mburret me një organizim të tillë nga Organizatat Joqeveritare në Kosovë, por shtoi se duhet të ngritët llogaridhënia brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorët të jenë më të përgjegjshëm.
“Prezenca e të gjitha organizatave e shteteve të Quintit tregon rëndësinë se sa është për të luftuar korrupsionin. Këtë javë për herë të parë mburrem me mobilizimin e OJQ-ve të cilat e kanë kryer një kolezion kundër korrupsionit. Ne këtu jemi për të ndihmuar si shtete të Qunitit por rëndësia e për luftimin e korrupsionit mbetet tek qytetarët e Kosovës. Ambasada jonë bashkë me MD-në dhe gjithë sektorin e sistemit të drejtësisë për ti ngritur llogaridhënien brenda sistemit që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë më përgjegjës ndaj luftës kundër korrupsionit”, tha ai.
Edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, tha se ambasadat në Kosovë kanë për qëllim që të investojnë dhe shtoi s enjë gjë e tillë mund të bëhet me luftimin e korrupsionit në vend.
“Fokusi jonë i ambasadës është tek tërheqja e investimeve për këtë arsye lufta kundër korrupsionit është me rendësi. Mundësitë e krijimit të biznesit për kompanitë private është shumë e rëndësishme derisa edhe prokurimi publik ofron mundësi që të ka keq[përdorime për zyrtarët publik, pra prokurimi publik konsiderohet si një fushë shumë e ndjeshme ndaj korrupsionit për atë arsye është me rendësi e të adresohet si problem derisa edhe keqpërdorimi i fuqisë për tu korruptuar është parqet një rrezik dhe kjo dëmton drejtpërdrejtë shërbimet zyrtare tek qytetarët dhe dëmton paranë publike në përgjithësi. Në përgjithësi korrupsioni ndikon tek mungesa e ofrimit të shërbimeve gjyqësore tek qytetarët dhe në përgjithësi krijon mungesë të besimit si rezultat dhe mungesë të efikasitetit. Këtu është fokusi kryesor pra i ambasadës gjermane. Çka do të bëhet prokurimi publik, duhet të konsiderohet me prioritet. Qeveria duhet të ofroj shërbime sa më të mira. Pra duhet të ketë sisteme të cilat janë efikase dhe transparente ndaj publikut për këtë të gjithë qytetarët të jenë të informuar se çka po ndodh sa i përket ofrimit të shërbimeve publike”, tha ajo.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruairi O’Connel, tha se prania e korrupsionit në shoqëri dhe institucione e dëmton vendin.
Ai tha se si ambasadë është duke bërë përpjekje që të ofrojë sa më shumë mbështetje për qeverinë në këtë drejtim.
“Korrupsioni në shtet dhe shoqëri, kjo është e qartë një gjë që e dëmton të ardhmen e Kosovës dhe jam thellësisht i bindur që me votat dhe zërat e qytetarëve mund të luftohet. Mos e pranoni, kurrë në çfarëdo niveli sepse do të ju minoj të gjithë shtetin. Profesionalizëm është çka shoqëria kërkon, njerëz të mirë të cilët ofrojnë shërbime për gjithë qytetarët dhe kjo kërkon vullnet politik, kërko mbështetje dhe për atë arsye ne si ambasadë britanike me gjithë kolegët e pranishëm jemi duke u munduar me ju ofroj sa më shumë mbështetje qeverisë e cila ndërtoi një kulturë bazuar në merita e jo në favorizim për këtë arsye ne jemi të koncentruar tek bordet e ndërmarrjeve të pavarura të cilat bëjnë punësimin e mijëra qytetarëve. Për atë arsye rekrutimi i qytetarëve në bazë të meritave e jo favorizimit është shumë me rëndësi. Mos të pretendoj askus h që në Bashkësinë ndërkombëtare është i pranishëm korrupsioni. Prania e ambasadorëve këtu është shenj e qartë që interesohemi dhe shqetësohet me nivelin e korrupsionit pro duhet më shumë energji dhe guxim prej qytetarëve, shoqërisë civile, mediave të bëhet një ndryshim në shoqëri. Jam i bindur me fuqitë e qytetarëve që është treguar në kohë edhe më të vështira që do të arrihet”, tha ai.
Kurse, ambasadori i Italisë Piero Cristoforo Sardi, tha se ky proces duhet të luftohet sepse dëmton rëndë ekonominë.
“Duhet të forcohet ekonomia dhe të ndihmohet që të ketë zhvillim ekonomik në vend andaj duhet të luftohet korrupsioni”, tha ai.
Ndërsa, ambasadorja e Unionit Evropian, Nataliya Apostolova, tha se duhet të ketë transparencë të institucioneve në mënyrë që të luftohet ky proces.
“Transparenca është proces i rëndësishëm në sistemin e demokracisë. Bashkimi Evropian së bashku me parlamentin kanë implementuar politika të mira për të luftuar dukurinë e korrupsionit dhe që të vihen në pah transparenca pasi që Transparenca dhe integriteti janë gjërat kryesore të sistemit demokratik në Kosovë. Respektoni votën e qytetarëve dhe atë që ata vendosin”, tha ajo.
Ambasadori i Francës Didier Chabert, tha se duhet të luftohen bizneset ilegale.
“Është e rëndësishme që agjenda kosovare të fillojë me këtë që të bëjë ndryshime. Nuk ka kohë për te humbur në luftimin e kësaj dukurie. Duhet të kemi investime, të luftohet ekonomia joformale, te forcohet sektori privat dhe publik në mënyrë që të luftohet ky proces dhe qytetarët e Kosovës të jetojnë më mirë”, tha ai
Konferenca e Ambasadorëve është mbajtur në kuadër të ‘Javës kundër korrupsionit’ e cila është hapur në Kosovë dhe do të zgjasë pesë ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Presidenca e Kosovës mbështet nominimin e KRCT dhe Feride Rushitit për Çmimin Nobel për Paqe
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite