LAJMI I FUNDIT:

Rouhani i kërkon Obamës të mos e nënshkruaj zgjatjen e sanksioneve

Rouhani i kërkon Obamës të mos e nënshkruaj zgjatjen e sanksioneve

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani i ka kërkuar presidentit amerikan, Barack Obama që të mos e nënshkruajë zgjatjen e sanksioneve amerikane, të miratuara unanimisht nga Senati amerikan për 10 vitet e ardhshme.

Gjatë një fjalimi në parlamentin Iranian më 4 dhjetor, Rohani ka thënë se ligji shkelë marrëveshjen bërthamore që Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore.


Më 1 dhjetor, Kongresi amerikan ka votuar të zgjasë sanksionet ndaj Iranit, ndërsa ligji tani gjendet në Shtëpinë e Bardhë në pritje të nënshkrimit të Obamës.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ata janë të bindur që ligji nuk e shkelë marrëveshjen, e cila hoqi disa sanksione ndërkombëtare në këmbim të kufizimit të programit bërthamor nga Irani.

Rohani ka thënë se Obama është i obliguar që të lë skadimin e sanksioneve. Presidenti Iranian ka paralajmëruar se do të ketë “përgjigje të menjëhershme” nga Irani nëse zgjaten sanksionet amerikane.

Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei gjatë muajit të kaluar ka paralajmëruar se Teherani do të hakmerret nëse zgjaten sanksionet amerikane. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori