LAJMI I FUNDIT:

Austria rivoton për presidentin e ri, sondazhet s’japin fitues

Austria rivoton për presidentin e ri, sondazhet s’japin fitues

Votimi ka nisur për zgjedhjet presidencial në Austri, ku po përballen udhëheqësi i Partisë së Lirisë, Norbert Hofer i ekstremit të djathtë, me ish-kreun e Partisë së Gjelbër, Alexander van der Bellen.

Majin e shkuar, zgjedhjet u fituan nga Van der Bellen, por rezultati u rrëzua nga Gjykata e Lartë austriake, për parregullsi në votim.

Nëse Hofer fiton, ai do të bëhet kreu i parë i ekstremit të djathtë në një shtet të Bashkimit Evropian. Norbert Hofer e mbështeti fushatën e tij mbi platformën anti-emigracion, madje duke sugjeruar edhe mundësinë e një largimi të Austrisë nga BE-ja, transmeton Top Channel. Ashtu si në zgjedhjet e majit, edhe këtë herë sondazhet sugjerojnë se kandidatët janë shumë pranë dhe rezultati nuk mund të parashikohet.


Megjithëse posti i presidentit në Austri është kryesisht ceremonial, zgjedhjet po vëzhgohen si një barometër apo tregues, sesi do të shfaqen kandidatët populist në sfidat elektorale pasuese në të gjithë kontinentin.

Vitin e ardhshëm, Franca, Gjermani dhe Holanda zhvillojnë zgjedhje dhe në këto vende, partitë anti-elitë dhe anti-emigracion po fitojnë terren.

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori