Në gjykimin e Ilir Tolajt dhe pesë zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë, dëshmitarit Musa Rexhaj nuk i pëlqyen disa nga pyetjet që iu shtruan.
“Shumë herë pyetjet [e atyre] që nuk janë njohës të lamisë së caktuar bëhen si pyetje budallica”, tha Rexhaj.
Pas kësaj përgjigjeje, prokurori special Admir Shala u ndie i ofenduar.
“Ne dëgjuam deklarimin e dëshmitarit i cili po ashtu në përgjigjen e tij e ofendoi prokurorin e Shtetit dhe tha se kjo pyetje është budallicë,” tha prokurori. “Kjo tregon se dëshmitari është i ndikuar dhe tani kërkoj nga gjykata që të më lejojë që këtë dëshmitar ta marr në pyetje në mënyrë të tërthortë dhe ta trajtojmë si dëshmitar kundër prokurorisë”.
Reagime pati edhe nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve për mënyrën e marrjes në pyetje të dëshmitarit nga ana e prokurorit.
Seanca u ndërpre në kohën e pauzës dhe ajo do të vazhdojë në janar të vitit të ardhshëm.
Ish-sekretari i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj, bashkë me Bekim Fushën, Zenel Kuqin, Valentina Haxhijajn, Remzije Thaçin dhe Florije Tahirin akuzohen për keqpërdorim të detyrës.
Pjesë e aktakuzës ishin edhe dy biznesmenë, Arion Lleshi e Shpend Agani, që lidhën marrëveshje për pranim fajësie me prokurorin special, të cilën më pas e pranoi edhe gjykata.
Pas aprovimit të pranimit të fajësisë, gjykata i dënoi Lleshin e Aganin me nga dy vjet burg me kusht dhe me nga 1,000 euro gjobë. Po ashtu, biznesmenët u obliguan që t’i kthejnë shtetit 400 mijë euro. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës