LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon “dueli” AAK-LDK: Gecaj i thotë Arifit të mos e zëvendësojë Donikën, se nuk i flenë në karakter!

Vazhdon “dueli” AAK-LDK: Gecaj i thotë Arifit të mos e zëvendësojë Donikën, se nuk i flenë në karakter!

Akuzat dhe kundër akuzat në mes zyrtarëve të partive AAK dhe LDK nuk kanë të ndalur. Pas akuzave që i bëri këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj kryetarit të degës së AAK-së në Prishtinë Avni Arifit reagoi ky i fundit duke e quajtur Gecajn “samuraj” të Isa Mustafës.

Vazhdon polemika AAK-LDK, Arifi e quan Gecajn “Samurai” i Isa Mustafës
Lexo po ashtu Vazhdon polemika AAK-LDK, Arifi e quan Gecajn “Samurai” i Isa Mustafës

Mirëpo menjëherë ka reaguar sërish edhe Bajram Gecaj. Ai përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga ky “duel”, duke thënë se nuk ka vullnet e as kohë që të vazhdojë më tej.

Por, Gecaj ka pasur një lutje për Arifin “Megjithatë, sa për fund po të sugjeroi të mos tentosh ta zëvendësosh Donika Kadaj-Bujupin në AAK, sepse besoj shumë se nuk të flenë në karakter”.


Gecaj-Arifit: Pse të mbeti hatri kur kryeministri tha se vendi po çlirohet nga haraçi
Lexo po ashtu Gecaj-Arifit: Pse të mbeti hatri kur kryeministri tha se vendi po çlirohet nga haraçi

Postimi i plotë:

PSE PO OFENDON AVNI ARIFI?
Avni Arifi, nuk ti kam pasur borxh këto ofendime, posaçërisht pas një pune të përbashkët dhe besoj unë mjaft konstruktive të cilën e kemi zhvilluar diku rreth 6-7 muaj (LAN-LVAN), po edhe më herët. Rivaliteti politik nuk nënkupton gjithsesi edhe ofendime ndaj njeri tjetrit. Unë në postimin tim nuk të kam ofenduar asnjëherë, por vetëm të kam parashtruar pyetje nga kureshtja. Megjithatë, ofendimet, po edhe kërcënimet me gjykatë, po i lë në nderin dhe moralin tënd. Për një gjë të siguroi se unë në mendimet e mia nuk fshihem pas askujt, dhe as pas komunikatave të partisë sime. Ndoshta kjo puna e “samurajit” edhe nuk është ofendim, pasi që kjo është një kategori mjaft e respektuar në kulturën japoneze! Unë me këtë do të përfundoj këtë “duel”, pasi që nuk kam as vullnet e as kohë ta vazhdoi më tutje. Megjithatë, sa për fund po të sugjeroi të mos tentosh ta zëvendësosh Donika Kadaj-Bujupin në AAK, sepse besoj shumë se nuk të flenë në karakter. Më të mira….(sic.)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori