Emisioni investigativ “Le Iene” në Itali ka sjellë rastin e disa të miturve shqiptarë të cilët deklarohen si të braktisur me të mbërritur në Itali me qëllim që të përfitojnë dokumente qëndrimi. Me anë të një kamere të fshehtë, gazetarët kanë siguruar dëshminë e disa të rinjve shqiptarë që kanë treguar rrugën që kanë ndjekur për të marrë dokumentet në Piacenza të Italisë.
Me të mbërritur në Itali, ata deklarohen të braktisur dhe thonë se nuk kanë asnjë të afërm në Itali, madje nuk dinë as të flasin italisht.
“Më ka sjellë babi, më ka shoqëruar në polici dhe më ka lënë të hyj vetëm. Duhet të shkosh direkt në polici, por duhet të hysh vetëm, nuk duhet të të shohin që nuk ke ardhur vetëm. Absolutisht nuk duhet të thuash që ke një të afërm në Itali, as një shok, as një kushëri, as një komshi, askënd! Duhet të thuash që je nis vetëm e nuk njeh askënd”,-shpjegon shqiptari.
Ndër të tjera ai shton: “Ti thuaj që nuk kupton italisht dhe ata të mbajnë 2-3 orë për të plotësuar dokumentet e më pas të çojnë në një qendër për minorene. Është shumë e thjeshtë, kam shkuar në polici në mëngjes e në darkë i jam bashkuar të tjerëve si puna ime”.
Për të kuptuar si funksionon kjo skemë, gazetari i “Le Iene” ka udhëtuar në Lushnje ku ka intervistuar dy banorë që thonë se mashtrojnë autoritet italiane nga nevoja që kanë për të sistemuar fëmijët në Itali. “Edhe djali im ka shkuar. Tani ka fituar lejen e qëndrimit. Ka shumë kshu, kanë ik shumë…”,- thotë një qytetare.
Ndërsa një burrë shqiptar thotë “Shkojnë në Itali për t’u pajis me lejen e qëndrimit, 5 muaj pa mbushur 18-vjeç, kështu të japin dokumentet dhe të mësojnë edhe një zanat…”.
Për këtë rast ka folur edhe këshilltari i komunës së Piacenza, Stefano Cugini, i cili thotë se në konsullatën shqiptare nuk mbajnë përgjegjësi për këtë problem. “Unë nuk po them që këta të rinj duhet të ikin, por përderisa ata kanë prindërit e tyre, është më e drejtë që të rrinë pranë tyre. Përgjegjësia është e politikave të ndjekura nga shteti shqiptar që e di këtë situatë dhe nuk po bën asgjë për ta zgjidhur”, thotë Stefano.
Më pas gazetari i Le Iene ka shkuar në konsullatën shqiptare, dhe ku vetë konsullja i thotë se ka adresuar problemin deri tek ministri. “Ne e njohim problemin, por s’jemi qendër sociale, jemi konsullatë, s’kemi çfarë bëjmë. Kemi vënë në dijeni ministrin…”,- thotë ajo.
Në fund të emisionit gazetarët shprehen se këta të rinj po fitojnë të drejtën e qëndrimit në Itali, pa të drejtë, në vend të tjerëve që mund të vijnë nga zonat e luftës, sic është Siria./BW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet 24-vjeçari nga Shkupi, i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg prej 11 viteve
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës