LAJMI I FUNDIT:

AKR i druhet manipulimit të votave nga PDK më 4 dhjetor (Video)

AKR i druhet manipulimit të votave nga PDK më 4 dhjetor (Video)

Aleanca Kosova e Re druan se do të ketë manipulim të votave më 4 dhjetor kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunës se Drenasit. Dhe këtë rrezik AKR e sheh nga PDK.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të AKR-së për Drenas, Durim Neziri, thotë se e gjithë struktura e lartë e PDK-së është duke qëndruar gjatë gjithë kohës në Drenas dhe ata sipas tij, do të mundohen t’i fitojnë zgjedhjet me çdo kusht duke përfshire edhe manipulimin e votave.

Në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishën, Neziri ka thënë se AKR do të mundohet më çdo kusht të ruajë votën e qytetarëve.

PDK, sipas tij, po e ka të vështire ta pranojë humbjen.

Në këtë intervistë, Neiziri thotë se nëse i referohemi përkrahjes se qytetarëve për këtë parti, atëherë lirisht mund të shpallet qysh tash fitorja e Elmi Thaçit si kryetar i ri i Drenasit.

https://youtu.be/ZIXCw9ByBJs