Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF që përfaqëson 22 organizata joqeveritare në fushën e mbrojtjes së drejtave të fëmijëve dhe Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim që përfaqëson 38 organizata joqeveritare të fushës së monitorimit të zgjedhjeve, në emër të misionit për mbrojtjen, respektimin, mirëqenien dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, apelojnë tek subjektet politike, të cilat janë në fushatë elektorale për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Drenasit, që të mos i shfrytëzojnë fëmijët për aktivitetet e tyre zgjedhore.
Këto organizata po ashtu apelojnë te prindërit, të cilët përcjellin aktivitete zgjedhore të partive, që të mos i politizojnë fëmijët që janë ende në zhvillim e sipër.
“Nga vëzhgimi i fushatës zgjedhore në terren është vërejtur prania e fëmijëve në aktivitetet e hapjes së fushatës së subjekteve politike. Duke qenë së tani fillojnë punën shkollat pas pushimit, partitë politike duke mbajtur aktivitetet e tyre zgjedhore në objektet shkollore, përveç që mund të pengojnë procesin e rregullt mësimor, rrezikojnë të përdorin fëmijët edhe për të promovuar subjektet e tyre politike, siç ka ndodhur edhe në fushatat e zgjedhjeve të kaluara”, thuhet në komunikatë.
KOMF dhe DnV i bëjnë thirrje:
- Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Drejtorive Komunale për Arsim dhe shkollave duke u bazuar në Ligjin për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, të mos lejojnë assesi që procesi mësimor të pengohet gjatë fushatës zgjedhore dhe në pajtim me Udhëzimin administrativ për aktivitetet politike në objektet shkollore;
- Fëmijët të mos përdorën në takime si promovues të fushatave;
- Të mos shfrytëzohen ambientet shkollore gjatë kohës së mësimit për qëllime të fushatës elektorale të subjekteve politike;
- Mediat elektronike dhe ato të shkruara që mbulojnë fushatën zgjedhore, të marrin një rol aktiv për publikimin e rasteve ku fëmijët shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale;
- Prindërit të vetëdijesojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor, për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025