LAJMI I FUNDIT:

Pamje të atentatit ndaj Nelgert Patës (Video)

Pamje të atentatit ndaj Nelgert Patës (Video)

Edhe pse kanë kaluar 10 ditë dhe në pyetje janë marrë disa persona, policia ende nuk ka asnjë të dyshuar mbi autorët e atentatit ndaj  Nelgert Patës më 20 nëntor në qytetin e Fierit.

Top Channel ka siguruar videon e një kamere sigurie, kur 34-vjeçari i shpëtoi atentatit më 21 gusht pranë zonës së ish-parkut në kryeqytet. Pata duket në shoqërinë e 3 personave dhe sapo ndahet nga ta, duke iu drejtuar automjetit të tij të blinduar, qëllohet me snajper duke u plagosur ne vesh.


Ai dhe personat e tjerë largohen me vrap ndërsa Pata që prej këtij momenti shpallet në kërkim nga policia për moskallëzim krimi.

Atentati i dështuar ndaj 34-vjeçarit ndodhi pak kohë pasi ai kishte dalë nga burgu ku vuajti dënimin për shfrytëzim prostitucioni.

Ekzekutimi i Patës dyshohet se ka lidhje me konfliktet për trafiqet e drogës dhe përplasjeve mes bandave të Tepelenës, pasi Pata njihej si armik i Elton Çiços, i ekzekutuar më 1 maj në një lokal në ish-Bllok.

Në pranga vijon të jetë edhe personi që e shoqëronte ditën e vrasjes në automjetin Pasat, Ari Alimani, i cili akuzohet për moskallëzim krimi dhe nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke mohuar se ka dijeni për ngjarjen dhe autorët.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori