LAJMI I FUNDIT:

Minxhozi: 28 Nëntori, festa e bashkimit të shqiptarëve

Minxhozi: 28 Nëntori, festa e bashkimit të shqiptarëve

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Festën e Flamurit e konsideron si festë bashkimi për të gjithë popullin, ndërsa thotë sesi shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më mirë se që janë tani.

Në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Minxhozi thotë se shqiptarët duhet të kujdesen t’i heqin kufijtë e ndarjes nga mendja e tyre. Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria janë një trung, prandaj nuk e konsideron veten si të huaj në Prishtinë, por si në vendlindjen e tij.


“Nuk kanë qenë ndonjëherë më mirë (shqiptarët)… është koha e bashkimit kombëtar. Shqiptarët po flasin mes vete, shqiptarët po bëjnë projekte, shqiptarët po unifikojnë zërin e tyre si një faktor i rëndësishëm në familjen evropiane”, deklaroi Minxhozi, i cili foli edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të cilët tha se kësaj radhe nuk kanë qenë të lejuar të festojnë me dinjitet Festën e Flamurit. Minxhozi ka thënë se ata duhet të bëjnë më shumë për veten, mirëpo edhe të ndihmohen nga Shqipëria e Kosova.

Si një qytetar i Shqipërisë që punoni dhe veproni në Kosovë, a po ua largon mallin e vendlindjes festa e cila po zhvillohet në Prishtinë, Minxhozi tha “Por ky është vendi im, këtu është Shqipëri dhe domethënë atmosfera është e njëjtë”. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori