William Rowlandson
Si figurë historike, Fidel Castro ofron disa nga kontradiktat më interesante: drejtësi dhe padrejtësi, revolucion dhe fuqi shtetërore, të drejtat e qytetarëve dhe autoritetin shtetëror, liri artistike dhe kufizim të saj, përqindje të lartë arsimimi dhe censurë, ekonomi komuniste dhe ndërmarrje private, socializëm dhe turizëm.
Lajmi për vdekjen e tij në moshën 90-vjeçare, sjell në mendje shumë nga këto pyetje ngacumese. Dhe, ekzistojnë mjaft anekdota për t’i ilustruar. Por, më interesantja ndoshta është rasti i Jean-Paul Sartre dhe përshtypjeve të tij ndaj liderit kuban, teksa përshkonin vendin në pjesën e pasme të makinës së Castros, pranverën e vitit 1960.
Sartre dhe Simone de Beauvoir kishin pranuar një ftesë për të vizituar Kubën dhe mbërritën në Havana gjatë festimeve të karnavaleve. Ata dëgjuan fjalimet e Castros, takuan Che Guevaran, ministra, shkrimtarë, artistë, studentë universitetesh, punëtorë fabrikash dhe mbledhësit e kallamave të sheqerit.
Sartre kaloi orë të tëra, i rrëmbyer nga bisedat e gjata me Castron, disa prej të cilave i botoi më pas në një seri artikujsh për France-Soir, të titulluara: “Uragani mbi Sheqer.” Por, ndonëse shkruante me entuziazëm për të, dhe ishte qartësisht në mbështetje të tij, ekziston një tendosje e lehtë në shkrimet e tij, e cila zbulon shqetësimin e shkrimtarit në lidhje me Komandantin mjekrosh.
Ata vizitojnë një plazh publik, i cili po zhvillohej për turizmin e brendshëm, ndërsa iu shërbehen pije freskuese të ngrohta. Castro pyet përse nuk ka akull. Sepse – përgjigjet një nga tri kamerieret paksa të hutuara – frigoriferët nuk punojnë. Castro nuk mund t’i tolerojë të tilla përgjumje jorevolucionare dhe godet makineritë duke u përpjekur t’i vërë sërish në punë. Sartre arrin të shquajë dinamikën thelbësore të Castros: “Ai është nxitës, mendova për herë të parë.” “Dhe, megjithatë”, Sartre vëzhgon, “ai nuk mund t’i nxisë ata të kundërshtojnë sistemin që po dështon, dhe që është vetë ministria e tij e Turizmit, INIT.” Castro, është i qartë se mund t’i ngrejë ata kundër sistemit të vjetër, por jo ndaj atij që ka ngritur vetë.
Ai bisedon me gruan për frigoriferët, duke “e ftuar qetësisht t’i bashkohet rebelimit” dhe përpiqet të nxisë tek ajo, pak ndërgjegje revolucionare. Por, në fund fjalët e tij për gruan në plazh, janë më pak miqësore e më tepër kërcënuese: “Thuaji njerëzve përgjegjës se, nëse nuk merren me problemet e tyre, do të kenë probleme me mua.”
Mos u ngatërro me Fidelin, duket se është ajo çfarë Sartre kupton. Vlerësimi i tij është një reminishencë e Oliver Stone, shumë vite më pas, në filmin e tij “Comandante,” kur ai merr pistoletën e Castros nga pjesa e pasme e makinës shtetërore, teksa përshkojnë një nga rrugët e Havanës dhe e pyet: “Di akoma ta përdorësh këtë, Fidel?” Ashtu si edhe Stone, Sartre admiron njeriun, ndërsa heshturazi pranon egërsinë e pushtetit të tij, duke u bindur se pushteti dhe dhuna flenë gjithmonë në të njëjtin shtrat.
Ata i largohen bregut dhe makina i ngjitet pjesës kodrinore. Ndalojnë përpara një grupi punëtorësh, të cilët kanë rrethuar një traktor, duke kruar kokat. “Castro i përshëndeti seriozisht; fshatarët i folën: ‘Përshëndetje Fidel.’ Dhe, ai filloi menjëherë pyetjet. ‘Si ishte rezultati? Kur? Përse nuk kishin bërë më shumë? Përse nuk punonin më shpejt?’” Arsyeja është një problem i ngjashëm me frigoriferët e prishur. Vetëm se, këtë herë traktori nuk është i prishur, por është caktuar njeriu i gabuar për ta ngarë, dhe shoferit me përvojë i është dhënë një detyrë tjetër. Ai shpërthen me entuziazëm revolucionar: “‘Më jepni një traktor,’ i drejtohet ai Fidelit, ‘dhe do të shihni se ç’mund të bëj.’” Këtu s’ka asgjë të keqe, mund të mendojë dikush – kemi një problem dhe një punëtor që propozon zgjidhjen. Por, siç vëren Sartre, problemi qëndron tek INRA, Ministria e Reformës Agrare.
Ç’lëmsh perfekt – dhe çfarë vëzhgimi i mprehtë nga Sartre. Ai vështron tensionin në rritje në fytyrën e Castros. Mërzitësi i madh, nuk mund të mërzisë rregullin e tij. Si përfundim, ai bëhet një burokrat i vetë pushtetit të tij shtetëror. Dhe, ai e di, e “qysh nga ai moment” vëren Sartre, “kuptova se ai donte të largohej…”
Sartre shpresonte se revolucioni do të ishte organik, i lirë nga ideologjia dhe i frymëzuar nga ato parime thelbësore të liberte, egalite, fraternite (liri, barazi, vëllazëri), të cilat ai vetë i shprehu me mjaft zell në artikujt për Kubën…
…Këto episode me Sartren dhe Castron janë për mua, tensione emblematike dhe kontradikta, në zemër të sundimit shumëvjeçar të Castros në Kubë. Ai frymëzoi ndërgjegjen revolucionare tek kubanët, ndërsa e dënoi atë ndërgjegje sa herë që u përdor për të kritikuar autoritetin shtetëror.
Ai bënte thirrje për sovranitet të njerëzve të tij, ndërsa inkurajonte qytetarët të tradhtonin fqinjët për akte kundërrevolucionare. Ai fliste për vëllazëri dhe partneritet, por nga ana tjetër volli gjithçka kundër atyre, të cilët u përpoqën të largoheshin, duke i quajtur gusanor (krimba). Ai foli kundër shtypjes nga imperialistët, por vetë vazhdoi shtypjen ndaj popullit të tij. Ai kundërshtoi kolonializmin dhe imperializmin, ndërsa nuk e denoncoi kurrë Paktin e Varshavës, të pushtimit të Çekosllovakisë më 1968. Ai kërkonte drejtësi, por nga ana tjetër lejonte padrejtësinë. Nelson Mandela e falënderoi publikisht Castron për mbështetjen ndaj përpjekjeve kundër aparteidit, e megjithatë, Castro dënoi pafundësisht të burgosur politikë për të njëjtat arsye që Mandela ishte dënuar dikur.
Këto janë pikëpyetjet në qendër të Fidel Castros, të zgjidhura me marrëveshje, duke u pozicionuar në dy anë: Fidel shpëtimtari, Castro përbindëshi. Realiteti është edhe më kompleks; disa pikëpyetje janë bërë të mos patur kurrë përgjigje. /Përgatiti: Bjorn Runa; Marrë me shkurtime nga: NewsWeek/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk