LAJMI I FUNDIT:

Presidenti gjerman: Të frenohet zgjerimi i BE-së

Presidenti gjerman: Të frenohet zgjerimi i BE-së

Presidenti gjerman Joachim Gauck ka bërë thirrje për një “pauzë” në integrimin në BE për të lejuar të gjithë anëtarët për të diskutuar “atë që ata duan të arrijnë me një ritëm të caktuar,” që njerëzit të mos harrojnë rreziqet e kontrollit të tyre mbi shtetin dhe arsyen pse Donald Trump u bë president i SHBA.

Presidenti federal 78-vjeçar vlerësoi etosin e Bashkimit Evropian në një intervistë për Welt am Sonntag, duke e quajtur atë një “koncept të madh” dhe “një projekt paqeje për të cilin gjenerata të tëra nuk kishin guxuar të ëndërronin.” Megjithatë, rritja e globalizimit nuk funksionon për të gjithë me të njëjtin ritëm.

Gauck theksoi se ndjenja të tilla të pakënaqësisë ishin ato që çuan në fitoren e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara.


“Si një e tërë, ne duhet të mendojmë për një pauzë gjatë së cilës të diskutojmë qëllimin që duam të arrijmë dhe me çfarë shpejtësie”, tha ai ndërkohë që u bëri thirrje politikanëve evropianë që të shikojnë përtej fushatave të përqendruara në vlerat universale si liria dhe siguria dhe të përqendrohen më shumë tek populli duke e bërë të ndihet si në shtëpi, në bllokun 28-vendesh.

“Jo të gjithë ndihen si qytetarë të botës”, shtoi ai.

Ai përfundoi duke theksuar qëndrimin e tij tani negativ ndaj votimit “po” ose “jo” për çështjet e ndërlikuara në nivelin federal, duke thënë se ishte “shumë skeptik” ndaj këtij modeli./tvklan.al

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori