LAJMI I FUNDIT:

Projekt për zbulimin e rrugëve të reja turistike midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

Projekt për zbulimin e rrugëve të reja turistike midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

Organizata joqeveritare nga Maqedonia dhe Bullgaria do të kërkojnë rrugë të reja turistike në Maqedoninë Lindore dhe rajonin e Bllagoevgradit në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit” i cili mbështetet nga IPA fondet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën e sotme u promovuan aktivitetet e planifikuara, grupet e qëllimit dhe rezlutatet e pritura nga projekti.

Ky projekt do të zbatohet brenda 15 muajve, ndërsa do të përfshijë edhe komunat, punëtoritë turistike, dhe sektorin joqeveritar. Vlera e përgjithshme e projektit do të arrijë shumën e 120 mijë euro./Telegrafi