Konsumimi i produkteve, “Made in Kosova”, në tregun vendor, me gjithë faktin që ka shënuar rritje viteve të fundit, vazhdon të mbetet i ulët, thonë hulumtimet e fundit të bëra nga përfaqësues të bizneseve.
Produktet, të cilat importohen nga vendet e rajonit dhe më gjerë, thuhet se vazhdojnë të dominojnë në tregun e Kosovës dhe të konsumohen në masë të madhe nga qytetarët.
Importi, edhe sipas të dhënave zyrtare ka dominuar eksportin. Gjatë vitit të kaluar, vlera e importit të produkteve të huaja në Kosovë ishte mbi 2.5 miliardë euro, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës ka arritur në vlerën mbi 300 milionë euro.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se shumica e prodhimeve kosovare plotësojnë standardet evropiane për konsum.
“Nga viti në vit po rritet një nacionalizëm për konsum të produkteve vendore, por kjo prapë mbetet në nivel të ulët. Një nga sektorët më të avancuar të prodhimtarisë vendore është ai i pijeve, por pavarësisht se në Kosovë kemi më shumë se 22 fabrika të tilla, ne importojnë më shumë se 15 fabrika tjera produkte të ngjashme për konsum. Kjo tregon se në Kosovë mungon ende tradita për konsumimin e prodhimeve vendore”, thotë Shahini.
Për promovimin e produkteve vendore në Kosovë, çdo vit mbahet java e bizneseve vendore me moton “Unë konsumoj produkte vendore, po ti?”. Një aktivitet i tillë ka për qëllim rritjen e vetëdijes së konsumatorëve për konsumimin e prodhimeve vendore.
Qytetarët, ndërkohë, thonë se krahasuar me të kaluarën, tani konsumojnë më shumë produkte vendore. Adelina, një qytetare nga Prishtina shprehet:
“Po, konsumoj produkte vendore, disa prej tyre janë më cilësore, por ka edhe të atilla që nuk i përmbushin standardet e duhura. Mendoj se duke konsumuar produkte vendore, ndihmojmë bizneset, e më pas edhe zhvillimin ekonomik”.
Sidoqoftë, përfaqësuesit e bizneseve nuk janë të kënaqur me nivelin e konsumimit të produkteve vendore. Agim Shahini, përfaqësues i bizneseve, konsideron se për të rritur nivelin e konsumimit të produkteve, duhet subvencionuar bizneset.
“Nisur nga hulumtimet që ne bëjmë, pas përfundimit të javëve të biznesit dhe gjatë realizimit të kësaj jave, del se mbi 35 për qind rritet konsumi i produkteve vendore gjatë fushatës, por pas dy muajve kur përfundon kjo fushatë, në hulumtimet e bëra ka dalë se është ulur konsumi për 15 për qind. Kjo tregon se bizneset prodhuese duhet të jenë më aktive në marketing”, thekson Shahini.
Edhe, pronarë të bizneseve prodhuese në Kosovë tregojnë se nuk janë të kënaqur me nivelin e konsumimit të produkteve vendore.
Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex”, e cila merret me prodhimin e pijeve, thotë për Radion Evropa e Lirë se konsumimi sa më i madh i produkteve vendore do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Konsumimi i prodhimeve vendore rrit numrin e të punësuarve. Për një produkt të prodhuar, nëse për tregti duhet një punëtor, për prodhim duhet të punësohen 5 punëtorë. Kosova, përfundimisht duhet të zvogëlojë importin në veçanti të produkteve ushqimore, pasi që Kosova ka mundësi të zhvillojë industrinë ushqimore”, thekson Palushi.
Mungesa e stimujve fiskal, furnizimi jo stabil me energji elektrike dhe çmimi i lartë i saj, kamatat e larta për kredi, por edhe marrëveshjet tregtare të nënshkruara me vendet e ndryshme të Evropës, nga përfaqësuesit e bizneseve ishin theksuar si disa nga pengesat në zhvillimin e aftësive konkurruese të kompanive prodhuese në Kosovë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze