Gratë e Kosovës kanë marshuar sot në rrugët e Prishtinës për të shprehur kundërshtimet për dhunën ndaj grave.
Ky marsh është zhvilluar në Ditën e Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Marshi me moton “Nuk ka arsyetim” është përmbyllur me vendosjen e broshurave me citime me dhunën ndaj grave nëpër rrethojat e Qeverisë dhe Kuvendit.
Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grave tha se 68 për qind të grave në Kosovë kanë përjetuar dhunë në familje dhe mbi 64 për qind e tyre kanë përjetuar ngacmim seksual.
“Gratë janë në 68 për qind të rasteve kanë përjetuar dhunë në familje të gjitha gratë në Kosovë ndërsa të njëjtat shifra janë edhe për ngacmimin seksual, janë mbi 64 për qind të grave dhe vajzave që kanë përjetuar ngacmim seksual gjatë jetës së tyre në të gjitha sferat e jetës, në punë, në rrugë, në shkollë, universitete e kështu më radhë”, tha Berisha.
Ajo më tej shtoi se kanë organizuar këtë marsh protestues për të bërë thirrje që të luftohet dhuna në baza gjinore.
“Sot fillojnë 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore dhe pjesë e kësaj fushate ne kemi organizuar edhe marshimin sot për të bërë thirrje që të luftojmë dhunën në baza gjinore, respektivisht dhunën ndaj vajzave dhe grave pasi që e dimë që gratë dhe vajzat janë gjithmonë e më shumë viktima të dhunës më bazë gjinore”, tha Berisha.
Ndërsa, Iliriana Bajnca, aktiviste, tha se arsyeja që ka vendosur që të dalë sot dhe të marshojë kundër dhunës është për të tërhequr vëmendje për çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe të tërhiqet vëmendja e institucioneve që të ndërmarrin hapa kundër kësaj dukurie.
“Sot kemi dalë me tërheqë pak vëmendje për çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, se prej hulumtimit të Rrjetit të Grupeve të Grave ka dalë që më shumë se 60 për qind të grave dhe vajzave kanë përjetuar dhunë brenda familjes gjatë jetës së tyre dhe dëshirojmë të tërheqim vëmendje dhe dëshirojmë të kërkojmë prej institucioneve me ndërmarrë hapa më të fortë, më të fuqishme kundër kësaj dukurie”, tha ajo.
Në këtë marsh pjesëmarrësve iu shpërndanë letra në të cilat kishte citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku këto ishin marrë nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime u vendosen në rrethojat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në formë instilacioni, ku sipas RrGGK-së ky instilacion për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Akuzat e Haxhiut ndaj Sami Lushtakut, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt i quan shpifje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama