Rreth 20 të burgosur kanë hyrë në grevë urie në Burgun e Prizrenit. Ata janë të pakënaqur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficerëve korrektues.
Koordinatori i KMDLNJ-së në Prizren, Bashkim Kajdomçaj, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se greva ka nisur me 23.11.2016 duke refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës.
“Po ashtu, të përfshirët në grevë nuk kanë dal në shtije të zakonshme gjatë ditës së mërkurë. Ndërsa, të trajtuarit me terapi, e kanë refuzuar atë. Arsyet e grevës janë pakënaqësia lidhur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficerëve korrektues”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.
Njoftimi i plotë i KMLDNJ në Prizren:
Me 23.11.2016 në ora 18.25 KMDLNJ, ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren.Qëllimi i vizitës ishte njoftimi lidhur me rastin e hyrjes në grevë të disa të burgosurve në këtë institucion.
Pas kontaktit me mbikqyrësin e ndërrimit (M.B.) dhe njohtimin lidhur me vizitën përkatësishtë arsyen e saj, përfaqësuesi i KMDLNJ-së vizitoi njërin nga grevistët, pasiqë ishte kohë e limituar dhe vizita në këtë institucion duhej përfunduar para orës 19.00.
Greva ka nisur me dt. 23.11.2016 duke refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës. Poashtu, të përfshirët në grevë nuk kan dalur në shetitë e zakonshme gjatë ditës së mërkurë. Ndërsa, të trajtuarit me terapi, e kan refuzuar ate. Arsyet e grevës janë pakanqësia lidhur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficierëve korrektues.
Nuk ka shifër të saktë të grevsitëve pos asaj që në krahun C, janë 21 vetë që kan hyrë në grevë. Ndërsa, burime tjera të pakonfirmaura pohojnë se numri mund të rritet, pasiqë grevë si janë bashkuar edhe të burgosur të tjerë nga krahët ‘A’ dhe ‘B’.
Sipas të paraburgosurit S.B. që është në krahun C, janë 21 vetë që kanë hyrë në grevë urie.’Qëllimi i hyrjes në grevë është shprehja e pakënaqësisë për padrejtësit totale ndaj menagjmentit të Qendrës së Paraburgimit, shkaku i marrjes së masave ndaj u.d. drejtorit dhe tre oficierëve të tjerë për rastin e Astrit Deharit, nga Ministria e Drejtësisë. Jemi në përkrahje të të suspenduarve nga MD-ja dhe nuk do ta ndërprejmë grevën’, ka thënë S.B. duke folur në emër të grevistëve. Të marten MD-ja ka marrë masa suspendimi për u.d. e drejtorit dhe tre oficierët korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, për rastin Dehari.
QR KMDLNJ në Prizren Koordinatori, Bashkim Kajdomçaj
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
Besimi për kritikat nga qeveria e re: Nuk kam reaguar sepse u kam dhënë kohë të shohin gjërat
Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë është një dështim i plotë, dy seksione po ndërtohen paralelisht
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit