LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha e Britanisë: Jam e impresionuar nga Shqipëria

Mbretëresha e Britanisë: Jam e impresionuar nga Shqipëria

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta II ka shprehur kënaqësinë nga ndryshimi i Shqipërisë në pak vite. Këtë përshkrim ajo e ka bërë gjatë paraqitjes së Letrave Kredenciale të ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore Mbretëresha ElizabethII i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Qirko duke i dëshiruar njëkohësisht sukses në këtë detyrë të rëndësishme. Duke marrë fjalën ambasadori Qirko, thekoi se e konsideronte privilegj përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë pranë Oborrit të St James. Ai falënderoi Mbretëreshën Elizabeth II për mbështetjen dhe ndihmën që ajo dhe vendi i saj i kanë dhënë zhvillimeve demokratike në Shqipëri, integrimit euroatlantik të vendit dhe problemit shqiptar në përgjithësi, shkruan Panorama.

Në vijim ambasadori Qirko informoi Madhërinë e Saj për rolin që Republika e Shqipërisë luan në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe kontributin që jep në çështjet globale si anëtare e NATO¬s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Duke marrë fjalën Mbretëresha Elizabeth II, ndër të tjera, do të shprehej… “jam vërtet e impresionuar nga zhvillimi i Shqipërisë dhe roli i saj , në një kohë kaq të shkurtër”.


Më tej u procedura me prezantimin e diplomatëve shqiptarë në Londër dhe me funksionin që kryen secili prej tyre.

Duke parë përbërjen e diplomatëve të kësaj ambasade Mbretëresha Elizabeth II do të konstatonte se “. . . shikoj se në përfaqësinë tuaj diplomatike gati gjysma e diplomatëve përbëhet nga zonja dhe kjo është gjë shumë e mirë”.

Ambasadori Qirko ndërhyri duke informuar se në shërbimin e jashtëm zonjat përbëjnë shumice me gati 55% të të gjithë stafit.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori