LAJMI I FUNDIT:

Ministrave izraelitë u ndalohet të flasin me Donald Trumpin, pa leje paraprake!

Ministrave izraelitë u ndalohet të flasin me Donald Trumpin, pa leje paraprake!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka thënë anëtarëve të qeverisë së tij se ata nuk janë të lejuar për të kontaktuar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ose administratën e tij, pa kërkuar leje paraprake.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në një letër për të gjithë ministrat nga sekretari i kabinetit Tzachi Braverman thuhet se çdo përpjekje për të folur për ekipin e Trump duhet të bëhet përmes kanaleve zyrtare të zyrës së Kryeministrit apo ambasadës së Izraelit.

Ky veprim vjen pas disa deklaratave publike nga ministrat e qeverisë izraelite rreth zgjedhjes së Trumpit më 8 nëntor.


Të shtunën, një letër e hapur nga ministri i krahut të djathtë të Agrikulturës, Uri Ariel, drejtuar Steve Bannon, këshilltarit të ri të Trump u shfaq në webfaqen e Breitbart. Ai falënderoi redaktorin Bannon për qëndrimin e tij rreth marrëveshjes bërthamore, si dhe për krijimin e një zyre të Breitbart në Jerusalem.

Ndërsa nga Breitbart e kanë quajtur atë një “mik të popullit hebre” dhe “mbrojtës të Izraelit”, në të kaluarën, Bannon është akuzuar për fanatizëm dhe antisemitizëm nga shumë grupe të të drejtave, të cilët kanë bërë thirrje që emërimi i tij të anulohet. Por Bannon ka mohuar pohime të tilla.

Netanyahu uroi Trumpin për zgjedhjen e tij dy javë më parë, por paralajmëroi qeverinë e tij të koalicionit për të mos folur publikisht për pikëpamjet e tyre mbi presidentin e ri të SHBA-ve, pasi ministri i Arsimit Naftali Bennett tha se fitorja e Trump do të thotë se “epoka e një shteti palestinez” kishte përfunduar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin?

Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin?

Amerika
Kalo në kategori