LAJMI I FUNDIT:

Helikopteri i Putinit hedh raketat, bën “rrafsh për tokë” kamionët e ISIS-it (Video)

Helikopteri i Putinit hedh raketat, bën “rrafsh për tokë” kamionët e ISIS-it (Video)

Një video e publikuar në internet, e cila zgjat mbi një minutë, mund të shihet një numër i kamionëve të ISIS-it, duke u larguar me shpejtësi, duke tentuar të shmangin një goditje nga helikopteri.

Momente më vonë, helikopteri i fuqishëm Mi-28 “Havoc” shfaqet në horizont, para se të shpërthente një breshëri të raketave brutale shpërthyese mbi kamionë, transmeton Telegrafi.

Helikopteri besohet të jetë pjesë e serisë së re të helikopterëve vdekjeprurës ushtarakë “Night Hunter”, me të cilët u furnizuan forcat irakiane nga Rusia në fillim të këtij viti.


Ministria e Mbrojtjes e Irakut kishte lëshuar një deklaratë lidhur me këta helikopterë duke thënë: “Këta helikopterë do të kenë një kontribut të madh në mbështetje të forcave tokësore në operacionet e tyre që kanë për shënjestër pozicionet terroriste dhe duke shkatërruar makinat e tyre të blinduara të mbushura me eksploziv”. /Telegrafi/