LAJMI I FUNDIT:

Një metodë tepër e lehtë për ta bërë veten të lexoni më shumë libra

Një metodë tepër e lehtë për ta bërë veten të lexoni më shumë libra

Nëse ndonjëherë e keni pasur shprehinë e të ngrënit thonjtë, atëherë e dini se ekzistojnë disa shprehi që vështirë hiqen. Por, kjo nuk do të thotë se kjo është e pamundur

Fillimisht duhet ta kuptojmë se çfarë është një shprehi, transmeton Telegrafi.


Një shprehi, siç thotë David Kadavy, autor, fillon me një nxitje që shpin në një veprim, e pastaj në shpërblim. Përgjatë kohës, nënshtrimi jonë ndaj asaj shprehie e ndërton edhe investimin që kemi në të. P.sh., përdorimi i Facebook-ut është një rast i tillë.

Nxitësi është ndjenjat e shqetësimit apo të mërzisë të cilat ju bëjnë ta kontrolloni Facebook-un. Pastaj, nëse keni marrë një mesazh, lajmërim apo koment, ajo mund të numërohet si shpërblim. Kësisoj, ju jeni të prirë t’i nënshtroheni kësaj duke e bërë prapë të njëjtën gjë sepse në të i keni miqtë dhe fotografitë.

2015-07-07-1436288941-4817504-reading_1

Kadavy thotë se mënyra më e mirë për ta hequr një shprehi të keqe dhe për ta zëvendësuar atë me një shprehi të mirë mund të bëhet në katër hapa.

Pra, nëse veç preferoni ta keni një shprehi të lexuarit libra, atë e fitoni kështu:

Shmangni çfarëdo gjëje që po jua ndalon këtë

Nëse mendimi i të lexuarit një libër po ju tërheqë, mendoni se po e lexoni në copa shumë të vogla.

Pushtojeni ‘nxitësin’ tuaj

Kurdo që e ndjeni nevojën për ta kontrolluar Facebookun – apo çfarëdo shprehie që dëshironi ta ndryshoni – më mirë kapeni librin.

Zëvendësojeni veprimin tuaj

Kadavy sugjeron që duhet vetëm të filloni të lexoni!

Përpiquni ta bëni këtë për një javë

Kadavy thotë se lidhja luaj me leximin e librave do të fillojë të ndryshojë.

Dhe, nëse as kjo nuk funksionon, ju mund të përdorni elektroshokë për t’ju ndihmuar ta hiqni shprehinë tuaj, siç ka bërë ai. Tani nuk duket edhe aq e vështirë, apo jo?

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Kalo në kategori