Donald Trump ka kundërshtuar çdo lloj “rivendosje” të marrëdhënieve me Rusinë, por ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Washingtoni dhe Moska duhet të punojnë më mirë se bashku, veçanërisht në Siri.
Trump, i bëri komentet në një intervistë me redaktorë dhe gazetarë nga New York Times.
Ai përsëriti komentet e tij për luftën e SHBA-së në Irak, duke e cilësuar “një prej gabimeve më të mëdha në historinë e vendit tonë”.
Ai tha se ka disa “ide të fuqishme” për t’u marrë me luftën gjashtë vjeçare në Siri, por nuk pranoi të futej në hollësi.
“Duhet ta përfundojmë atë çmenduri që po vazhdon në Siri”, tha ai.
Moska ka mbështetur regjimin e Sirisë në luftën kundër kryengritësve, por Washingtoni ka përkrahur rebelët më të moderuar, dhe do që presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, të largohet.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur vlerësimet e tij të mëhershme se Rusia dhe SHBA-ja duhet të bëjnë më shumë për të gjetur të përbashkëtat dhe të bashkëpunojnë rreth shqetësimeve të përbashkëta, siç është terrorizmi, raporton Evropa e Lirë.
Por ai kundërshtoi ta quaj një veprim të tillë si “rivendosje” – fjalë kjo që u përdor nga rivalja e tij në zgjedhje, Hillary Clinton, kur ishte sekretare e shtetit, në përpjekje për të rregulluar lidhjet me Moskën”. Përpjekjet dështuan dhe lidhjet dy palësh tani janë në shkallën më të ulët ndonjëherë që prej Luftës së Ftoftë.
“Nuk do ta përdorja atë fjalë (rivendosje), pas asaj çfarë ka ndodhur”, tha Trump.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ndërkohë u tërhoq nga premtimet gjatë fushatës zgjedhore për t’u larguar nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Presidenti i zgjedhur Trump i ka bërë deklaratat në kohën e përpjekjeve për ta ndërtuar administratën e re.
Në një intervistë me redaktorët dhe gazetarët e Neë York Times, më 22 nëntor, Trump la të kuptohet se ai në fakt mendon se ka një lidhje ndërmjet aktivitetit njerëzor dhe ngrohjes globale.
Ai tha se do të jetë “i hapur” për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit për të ulur emetimet e ngrohjes klimatike.
Gjatë fushatës së ashpër, Trump alarmoi ambientalistët dhe shkencëtarët e ngrohjes globale duke thënë se do ta tërheqë plotësisht nënshkrimin e SHBA-së nga marrëveshja.
Në intervistë, Trump zbuti qëndrimin nga fushata se rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, do të duhet të hetohet për përdorimin e serverit privat të postës elektronike, kur ishte sekretare e shtetit.
Thirrja i nxiti përkrahësit e tij më të përkushtuar të cilët brohoritën “Arrestojeni!” në fushatat e tij zgjedhore. Por gjithashtu alarmoi shumë amerikanë për një destabilizim të mundshëm të sistemit demokratik në SHBA.
“Nuk dua t’i lëndojë Clintonët. Sinqerisht nuk dua”, tha Trump në intervistë. “Ajo ka kaluar nëpër shumëçka dhe ka vuajtur në shumë mënyra”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luftë” brenda Kontinentit të Vjetër – liderët evropianë po garojnë kush do të jetë ‘zëri’ i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës – çfarë duhet të dijmë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve