Kris Kobach, njëri prej kandidatëve pretendent për një pozitë të lartë në administratën e Presidentit të ri të SHBA-ve, ka bërë një gafë të pafalshme duke zbuluar në publik planin për zbatimin e atyre pjesëve të programit të Donald Trumpit, për të cilat opinioni ka qenë më shumë i brengosur – dëbimin e emigrantëve, ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën si dhe ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA.
Kobach që është kandidat për postin e Drejtorit të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (Department of Homeland Security, DHS), me një fjalë u ka dhënë qasje gazetarëve në disa pjesë të planit pas takimit me Trumpin, ku është fotografuar duke mbajtur dokumentet derisa po largohej nga takimi, transmeton Telegrafi.
Fotoreporterët kanë arritur t’i fotografojnë dokumentet që Kobach po i mbante në dorë, ku mund të lexohen qartë nenet dhe pikat e përshkruara shkurtimisht që i kishte dhënë Trump gjatë fushatës zgjedhore, por që ky synon t’i realizojë nëse arrin të zë pozitën për të cilën po përflitet.
Në një pjesë të dokumentit të cilin Kobach nuk e kishte mbuluar me dorë, në pjesën e parë të emërtuar si “Ndalohet hyrja për terroristët potencialë”, shkruan se rivendosja e sistemit të monitorimit dhe regjistrimit të personave që hyjnë dhe largohen që janë me origjinë nga vendet që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, kur është fjala për terrorizëm, që ishte në fuqi nga viti 2002 deri më 2005.
Në po të njëjtin dokument shkruan se marrja në pyetje e shtetasve të huaj është e detyrueshme (siç shkruan në dokument “marrja ekstreme në pyetje”) rreth temave siç është: ligji i Sheriatit, xhihadizmi, barazia midis burrave dhe grave dhe të kuptuarit e dispozitave kushtetuese të Shteteve të Bashkuara. Në paragrafin e tretë, theksohet “reduktimi i pranimit të refugjatëve nga Siria, duke iu referuar ligjit për refugjatë nga viti 1980”.
Në pjesën e dytë të dokumentit sipas pikave është prezantuar plani për dëbimin e kriminelëve të huaj të dënuar, për të cilët Trump kishte folur gjatë fushatës. Gjithashtu, plani parashikon ndërtimin e murit 1.989 milje përgjatë kufirit me Meksikën, që gjithashtu ishte një nga premtimet e Trumpit, transmeton Telegrafi.
Kobach është njëri nga autorët e Sistemit Kombëtar për regjistrimin e personave që hyjnë dhe dalin nga SHBA-të (NSEERS), që ishte krijuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Sipas sistemit, ata që hyjnë në Shtetet e Bashkuara por që vijnë nga vendet me “rrezikshmëri të lartë”, do të duhej t’u merreshin gjurmët e gishtërinjve dhe të intervistohen nga autoritetet e sigurisë.
Disa burra dhe madje adoleshentët e moshës 16-vjeçe, që hyjnë në Shtetet e Bashkuara por që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë, janë detyruar personalisht të lajmërohen tek autoritetet në një periudhë të caktuar kohore, ngjashëm ndodhi edhe me të burgosurit që janë liruar me kusht. Një sistem të tillë, Kobach është sërish duke e propozuar.
Por administrata e Obamës kishte shuar këtë program në vitin 2011 me arsyetimin se është i tepërt në krahasim me programet dhe masat tjera që ishin miratuar në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Kritikët kishin akuzuar administratën e Obamës se ky program ishte shuar nga presioni i komunitetit mysliman në Amerikë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi