LAJMI I FUNDIT:

Motra zë nusen e vëllait me dashnor, por rrihet dhe kërcënohet nga kunata tradhtare

Motra zë nusen e vëllait me dashnor, por rrihet dhe kërcënohet nga kunata tradhtare

Një grua në Tiranë është rrahur dhe kërcënuar me jetë nga kunata, pasi ka zbuluar një lidhje intime që ajo kishte një person tjetër.

Kështu, A.F. nga Tirana është marrë nën mbrojtje me vendim gjykate, pasi është rrahur nga nusja e vëllait të saj.


Gjithçka ka nisur më datë 24.08.2016, kur ajo ka parë kunatën S.A. që po shkonte drejt Dajtit me një automjet.

Ajo tregoi në Gjykatë se kur kunata ishte kthyer, e kishte ndjekur bashkë me të shoqin e vet dhe e kishte gjetur barkas në ulësen e pasme të mjetit me një person që nuk e njihnin.

Pasi i ka pikasur, kunata, S.A. ka goditur paditësen dhe vetë bashkëshortin e saj, raporton “Panorama”.

Më pas, A.F. i është drejtuar gjykatës, pasi ka pretenduar se është kërcënuar edhe me SMS nga nusja e vëllait.