LAJMI I FUNDIT:

Meshkuj, këto gjëra të gardërobës tuaj i irritojnë femrat

Meshkuj, këto gjëra të gardërobës tuaj i irritojnë femrat

Ka disa gjëra të caktuara të gardërobës së meshkujve që thuajse asnjë grua në botë nuk i pëlqen, edhe nëse ato vishen nga mashkulli më joshës dhe më i bukur në botë.

Sidoqoftë, shumica e grave nuk e thonë këtë me zë sepse frikësohen se mund t’i lëndojnë ndjenjat e një mashkulli, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa gjëra të gardërobës së meshkujve të cilat, nëse veç i keni në shtëpi, është mirë që menjëherë t’i hidhni në bërllok.


Bluzë me jakë të thellë “V”

Përderisa një bluzë me jakë normale “V” i jep një mashkulli stil dhe e bën të duket seksi, një jakë e thellë ‘V’ vetëm sa e bën atë mashkull të duket i lirë dhe vulgar.

1

Pantallonat tepër të shkurtra

Nëse veç keni pantallona më të shkurtra se deri të gjunjët, është mirë t’i hidhni në bërllok sepse më shumë i ‘trembni’ femrat sesa që i tërhiqni ato.

2

Bluzat me slogane apo shaka klishe

Një bluzë me slogan shpeshherë duket si ‘reklamë’ e cila shndritë nga gjoksi i personit që është duke e veshur atë. Pra, kjo aspak që nuk është mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendje. Më mirë është të vishni diçka të thjesht por të kualitetit të mirë, sesa të përpiqeni ta fitoni vëmendjen e femrave përmes mendimeve apo shakave banale.

3

Sandalet

Sandalet duhet të vishen – nga meshkujt apo femrat – por vetëm në plazh dhe askund tjetër. Nëse i vishni ato në qytet, thjesht nuk do të dukeni mirë!

4

Jelek i veshur në kombinim me një bluzë

Meshkujt shpeshherë preferojnë të veshin një jelek mbi bluzën me mangë të shkurtra sepse mendojnë që e ‘hijeshojnë’ veten. Fatkeqësisht, shumica e femrave nuk e shohin këtë kombinim si atraktiv dhe vetëm sa do të dukeni qesharakë në këtë veshje.

Ky jelek gjithmonë duhet të vishet si pjesë e një kostumi.

5

Rripat me pllaka të mëdha

Një rrip me pllakë të madhe apo me një kopsë dhe logo, është definicioni i një trendi që ka kaluar qe një kohë të gjatë. Trendi i sotëm është të vishni një rrip klasik nga lëkura që e ka vetëm një funksion: mbajtjen e pantallonave.

6

Mos vishni kostum të madhësisë më të madhe

Kostumet janë pjesa më luksoze dhe më seksi e çdo gardërobe të meshkujve. Por, kjo vlen vetëm nëse ajo i përshtatet mashkullit nga madhësia në mënyrë të përsosur. Një kostum i madhësisë së madhe nuk i sjell efektet e dëshirueshme.

7

Gjërat rozë

Femrat shpeshherë e kanë të vështirë të shpjegojnë se përse nuk e pëlqejnë një mashkull që është i veshur me ngjyra rozë. Sado që mundoheni ta deshifroni këtë, vetëm kuptojeni se meshkujt nuk duken po aq atraktivë sa femrat në këtë ngjyrë.

8

Xhinset super të ngushta

Nuk është se ka ndonjë gjë aq të keqe për xhinset super të ngushta, megjithatë ato kanë filluar t’i ngjajnë getave të femrave dhe më shumë i largojnë femrat sesa që i afrojnë. /Telegrafi/

9