LAJMI I FUNDIT:

Me vetëm këtë pyetje kuptojeni nëse dikush e dashuron vetëm vetveten

Me vetëm këtë pyetje kuptojeni nëse dikush e dashuron vetëm vetveten

Nëse jeni duke kërkuar një narcisist, atëherë vetëm pyetni!

Të paktën kështu sugjeron një video e prodhuar nga The Science of Us, e cila këtë sugjerim e ka dhënë pas hulumtimeve të vitit të kaluar që tregojnë se duhet vetëm një pyetje për të kuptuar se cili nga miqtë tuaj është me të vërtetë i dashuruar pas vetvetes, transmeton Telegrafi.


Kjo pyetje është: “Në çfarë niveli pajtohesh apo nuk pajtohesh me këtë thënie: Unë jam narcisist”.

Siç duket kjo pyetje mbështetet në faktin se narcisistët e vërtetë nuk e mendojnë ‘çrregullimin’ e tyre si diçka të keqe. /Telegrafi/