LAJMI I FUNDIT:

Pas Linda Halimit dhe Flaka Krelanit, edhe ky këngëtar po përflitet si fitues i Festivalit të RTSH-së?

Pas Linda Halimit dhe Flaka Krelanit, edhe ky këngëtar po përflitet si fitues i Festivalit të RTSH-së?

Një ndër eksperiencat më të bukura muzikore, X Factor Albania, për 18-vjeҫarin Dilan Reka ishte skena e parë në të cilën e shfaqi talentin e tij në këngë.

Dhe pak vite më pas, ai është përballë emrave më të rëndësishëm të muzikës, madje edhe një prej konkurrentëve që përflitet për të fituar garën e Festivalit të RTSH-së.

Megjithatë, siҫ ka ndodhur rëndom vitet e fundit, ende pa nisur gara, fillojnë të përflitet emrat e mundshëm që mund ta fitojnë garën më të rëndësishme muzikore.


Pak javë më parë, sapo u konfirmuan si pjesëmarrëse në garë, Linda Halimi dhe Flaka Krelani janë komentuar edhe si dy fitueset e mundshme të festivalit, ndërsa këto ditë, dyshes i është shtuar edhe emri i Dilanint. 18-vjeçari po përflitet si një nga pretendentët kryesorë për ta fituar këtë garë muzikore me destinacion Festivalin Europian, krahas dy këngëtareve nga Kosova. Në një intervistë të fundit për Panorama, Dilan tregon edhe emocionet e para për garën, përgatitjet e së cilës ai i ka filluar prej kohësh. “Mos Harro” titullohet kënga me vargje të Agim Doçit dhe muzikë të Edmond Zhulalit, transmeton revistaclas.

q

Kënga rrëfen një dashuri dashuri të zjarrtë dhe me pasion “Sa për garën, do të është thosha e vështirë. Por garën e vetme e kam me veten time dhe me asnjë tjetër. Të gjithë janë shumë të mirë në stilin e tyre, nuk do të veçoja dikë që të jem i sinqertë”,thotë Dilani.

Ndërsa pyetjes direkte se si ndihet që po përflitet si fitues i Festivalit të RTSH-­së bashkë me Linda Halimin dhe Flaka Krelanin, ende pa nisur gara, ai i përgjigjet:”Unë do të jap më të mirën time, 100 për qind e Dilanit dhe pastaj të bëhet ç’të bëhet!”. Ai tregon po ashtu se po përgatitet fizikisht për performancën live në skenë. “Absolutisht po punoj shumë, duke mbajtur një regjim shumë strikt ushqimor edhe aktivitet fizik çdo ditë, nga 1 orë e 30 minuta, ose 2 orë. Pas humbjes së gati 30 kilogramëve, tani ruaj peshën 77 kilogramë për gjatësinë time 1.92 m”.

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Kalo në kategori