LAJMI I FUNDIT:

Ferrari 458 u mposht keq nga një makinë elektrike (Video)

Ferrari 458 u mposht keq nga një makinë elektrike (Video)

Makinat Ferrari janë shumë të dashura, sepse janë të shpejta dhe kanë dukje të mirë.

Por, kur ndonjë model nga kjo kompani mposhtet në garë, makina që ishte duke e sfiduar duhet të jetë vërtetë e veçantë, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast, e kemi një gare shpejtësie mes modelit 458 Italia dhe Tesla Model X, ku rezultati është i papritshëm.

Makina luksoze 4.5-litra V8 dhe 570 kuajfuqi, jo vetëm që tejkalohet nga ky EV, por mbetet 19 sekonda prapa, që është një kohëzgjatje shumë e madhe.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni garën se si u mund Ferrari. /Telegrafi/