Në ditën e zgjedhjes president, Donald Trump u nderua në Shën Peterburg me urdhrin e Kozakëve, ashtu siç nderohen anëtarët e shoqatave të kalorësve prej shekujsh në Rusi. Shoqata “Grupi i Kozakëve të Irbis” i dha presidentit Trump këtë titull si shenjë se Trump preferohet në Rusi, raportoi gazeta moskovite, Moscow Times. Do të çojë ky popullaritet në një marrëdhënie të re amerikano-ruse? Kjo çështje po diskutohet në mediat arabe anembanë.
Gazetari Leonid Ragozin i faqes së internetit të Al-Jazeera shkruan se marrëdhëniet mund të zhvillohen në drejtim të një “miqësie të mrekullueshme”, por “Putin nuk do të ishte ai që është, nëse nuk do të përpiqej të joshte Trump për të bërë lëshime në Ukrainë dhe Siri. Si shpërblim ai mund të dorëzonte Edward Snowden në SHBA.
Realisht, presidenti Putin ka arsye të forta të kërkojë bashkëpunim serioz me presidentin Trump. Lufta në Siri është një kosto e lartë për rusët, e nuk dihet se sa do të zgjasë. Fitorja do të thoshte neutralizim i të ashtuquajturit “Shteti Islamik” dhe grupimeve të tjera xhihadiste për një kohë të gjatë. Për shkak të organizimit në formë degëzimi të tyre, kjo fitore nuk duket të jetë aq e afërt, po ashtu gjithmonë duhet llogaritur me sulme të mundshme terroriste. Kjo do të kërkonte që Rusia të angazhohej në rajon si fuqi mbrojtëse për një kohë të gjatë, si SHBA në Irak, e nuk dihet nëse Moska e do një rol të tillë.
Tani Kremlini kërkon të dërgojë mesazhe pozitive në drejtim të presidentit të ri amerikan. Vërtet aktualisht të dyja vendet paraqiten të vendosura dhe me pak gatishmëri për kompromis, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. “Problemet që dalin pas përfundimit të luftës në Siri, si një kushtetutë e re, qeveria e përkohshme, rindërtimi i vendit -këto ofrojnë potencial të madh për bashkëpunim”, shkruan analisti politik Maxim Sushkov për gazetën online “Al Monitor”.
Trump si në fushatë ashtu edhe në intervistat e para pas zgjedhjes ka lënë të kuptohet, se ai së paku nuk e përjashton bashkëpunimin me regjimin e Asadit. Në një intervistë me “Wall Street Journal”, Trump tha se “aktualisht ne mbështesim rebelët kundër Sirisë (nënkuptohet regjimi i Asadit). Por aktualisht ne nuk ia kemi idenë kush janë këta njerëz.” Nëse zhvillimet marrin këtë drejtim, për Asadin nuk ka si të bëhet më mirë. Edhe ai ka dhënë sinjale se do të bashkëpunojë me presidentin e ri. Qeveria e tij është për Donald Trump një “aleat i natyrshëm”, ka thënë Asad. “Ne nuk presim shumë, sepse qeveria nuk përbëhet vetëm nga presidenti”, por sipas tij, nëse ai lufton “terroristët”, atëherë do të ishte një aleat si Rusia dhe Irani.
Por, me pikëpyetje mbetet fakti nëse Trump e vlerëson si duhet situatën në Siri, shtron pyetjen analisti politik, Radvan Ziadeh në gazetën “Al Araby al-jadeed”. Asadi nuk lufton aspak vetëm IS-in, por edhe opozitën laike, e mbështetet këtu fuqimisht nga Rusia. Nëse SHBA i bashkohen kësaj lufte, kjo do të ishte fitorja përfundimtare për Asadin që do të mbetej në pushtet.
Megjithëse kjo është e vështirë, sipas Ziadeh, sepse në masë të madhe populli sirian nuk pajtohet më me Asadin pas pesë vitesh luftë. Kundërshtarët e Asadit, si Turqia, Arabia Saudite dhe Katari nuk do të binin dakord. Tjetra edhe brenda republikanëve nuk gjen shumë përkrahës të një partneriteti me Putinin. Por edhe nëse Asad mbetet në post, ka probleme të tjera që janë të pazgjidhura si ai i refugjatëve sirianë, ndërkohë një problem global. Por gjithçka lidhur me politikën e ardhshme amerikane në Siri mbetet në nivelin e spekulimit. Se ç’pamje do të ketë kursi i Donald Trumpit në Siri këtë e di vetëm një person – vetë Donald Trump. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë: Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Starmer i Britanisë zbulon "katër hapat për të ndihmuar Ukrainën"

Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës