LAJMI I FUNDIT:

Trump do të paguajë 25 milionë dollarë për mashtrimin e studentëve

Trump do të paguajë 25 milionë dollarë për mashtrimin e studentëve

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar të paguajë 25 milionë dollarë për të mbyllur tri raste në të cilat ishte akuzuar për mashtrime të studentëve në “Trump University”.

Trump ishte paditur nga ish-studentët e “Trump University”, të cilët kishin paguar nga 35.000 dollarë, për të mësuar “sekretet” e biznesit nga universiteti i manjatit, shkruan BBC.

Trump gjatë fushatës kishte thënë vazhdimisht se nuk e ka ndërmend ta mbyllë rastet e padive nga studentët.


Prokurori i Përgjithshëm i New York-ut, Eric Schneiderman, ka thënë se marrëveshja është arritur nga një “ndryshim mahnitës” i Trump dhe është “një fitore e madhe” e viktimave në këtë rast.

Gjithsesi, avokati i Trump, Daniel Petrocelli, ka thënë se klienti i tij është i kënaqur me përfundimin e këtij rasti duke thënë se; “Trump është gati të sakrifikojë interesat e tij personale, ta lë këtë punë prapa dhe të lëvizë përpara”.

Biznesmeni kishte tri padi – për mashtrim të studentëve dhe mos ofrim të asajë çfarë ishte premtuar në fillim – në California dhe në New York.

Njëri nga gjyqet do të duhej të fillonte me 28 nëntor në San Diego.

Prokurori Schneiderman tha në deklaratën e tij; “Marrëveshja 25 milionëshe ishte një ndryshim mahnitës nga Donald Trump dhe një fitore e madhe e 6.000 studentëve për mashtrimet me universitetin e tij”.

“Viktimat e ‘Trump University’ kanë pritur me vite për rezultatet e stome dhe jam i kënaqur që durimi i tyre – dhe këmbëngulja – do të shpërblehen me 25 milionë dollarë”.

Schneiderman, të cilin Trump e kishte quajtur “të butë”, kishte kërkuar dëmshpërblim prej 40 milionësh për mashtrimet me Universitetin, i cili ishte mbyllur në vitin 2010.

Ai e kishte quajtur “Trump University”-in, “një mashtrim nga fillimi deri në fund”.

Marrëveshja është e shtrenjtë, thonë analistët, por e ka shpëtuar Presidentin e zgjedhur nga ndonjë turpërim eventual në gjyq – po që se do të humbte.

Por, avokatët e Trump thonë se ata nuk kanë dyshime se do ta fitonin rastin në gjykatë, por ata shtuna se kjo është zgjidhja më e mirë pasi tani Trump duhet të fokusohet në çështjet e rëndësishme më të cilat ballafaqohet shteti.

Në qershor të këtij viti Trump kishte thënë: “Do ta fitoj rastin e ‘Trump University’. Veçse jam duke e fituar me sa di unë. Mund të bëj marrëveshje në këtë rast, por thjesht nuk dua”, përcjell Klan Kosova.

Në trend Botë

Më shumë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Botë
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

Amerika
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

Botë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
Kalo në kategori