Në LA Motor Show është lansuar i shumëprituri Mercedes-Maybach S650, që i përket koleksionit të ngushtë të vetëm 300 njësive.
Kjo makinë e mahnitshme që është punuar në bazën e S-Class, ka tavan që hapet, grill me disa ndarje, si dhe elemente të shumta nga kromi, transmeton Telegrafi.
Për t’u përshtatur me këto pjesë, në këtë automobil janë vendosur edhe rrotë me nga 20-inçë që kanë prekje biokromatike.
Me 6.0-litra V12, vetura prodhon deri 640 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.1 sekonda.
Ulëset janë të mbuluara nga lëkura e shtrenjtë, që ka logon si dhe shumë motive të punuara me dorë.
Si në pjesën e jashtme, ashtu edhe brenda, gjithçka ka linja të prera dhe të buta, që japin një imazh shumë të veçantë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251