Kosova dhe Gjermania do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, duke e zgjeruar këtë bashkëpunim tashmë edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Turizmi rural, vreshtaria dhe verëtaria, konsolidimi i tokave bujqësore, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe praktikave të ndryshme për fermerët dhe ekspertët e Kosovës, por edhe për studentët e bujqësisë, janë fushat ku të dyja vendet do të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm.
Kështu u tha sot në takimin mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe ministrit të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt.
Ministri Krasniqi, tha se gjatë takimit kanë pasur bisedime konkrete për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të bujqësisë dhe më këtë rast ai ka falënderuar ministrin për bashkëpunimin e deritanishëm, i cili sipas tij ka qenë shumë konkret përmes Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe GIZ-it gjerman në projekte të ndryshme në fushën e verëtarisë dhe vreshtarisë.
“Po ashtu edhe në kuadër të programeve të BE-së ne kemi përfituar mbështetja nga ekspertiza gjermane për sa i përket sigurisë së ushqimit në projekte të ndryshme në AUV, ndërsa besojmë se hapësira dhe vullneti i dyanshëm ekziston për ta zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në sektor të tjerë të bujqësisë, siç është turizmi rural, avancimi i mëtejmë në fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë, pastaj konsolidimi i tokave bujqësore, që vazhdon të jetë një nga prioritetet tepër të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe praktikave të ndryshme për fermerët e Kosovës, për ekspertët tanë, por edhe për studentët e bujqësisë dhe fushave të përafërta në Gjermani, për të marrë përvoja nga dora e parë në një vend ku bujqësia është shumë e zhvilluar dhe prej ku Kosova ka çfarë të mësoj”, tha ministri Krasniqi.
Ai ka treguar se janë pajtuar me ministrin Schmidt që vazhdojnë bashkërisht jo vetëm komunikimin, por edhe veprime konkrete në realizimin e kësaj agjende të përbashkët.
Ndërkaq, ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë, Christian Schmidt, ka vlerësuar punën që është bërë deri më tani dhe sipas tij tani prioritet është zhvillimi i Kosovës si një shtet evropian, i cili dëshiron të integrohet jo vetëm në tregun evropian, por edhe në bashkësinë e vlerave evropiane.
“Fakti që Kosova e ka nënshkruar MSA-në është një hap shumë i rëndësishëm, megjithatë mbetet ende shumë punë për të bërë dhe për këtë unë e kam pranuar me dëshirë ftesën e ministrit të cilin kam pasur rastin ta përshëndes edhe në Berlin dhe me të cilin do të kemi mundësi që të takohemi sërish në janar ku ne do të flasim për çështje tjera të bashkëpunimit bilateral”, tha ministri gjerman.
Ai po ashtu tregoi se për të konkretizuar bashkëpunimin tutje, ata janë pajtuar që të organizojnë së bashku edhe një forum, ku do të diskutohen hapat dhe veprimet e bashkëpunimit konkret në fusha të ndryshme të bujqësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak