Lënda eksplozive që do të shërbente për të shpërthyer në stadiumin e Shkodrës, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael është sekuestruar nga Policia e Kosovës pesë ditë përpara se të vihej në funksion akti terrorist.
Të mërkurën në mbrëmje, policia e Kosovës bëri të ditur të gjitha detajet e operacionit të saj, pak orë pasi zyrtarisht presidenti Thaçi pranoi zyrtarisht se kishte pasur një plan për shpërthimin.
Urdhrat, sipas burimeve zyrtare, do të kryheshin ndaj përfaqësuesve të Izraelit, si edhe tifozëve të tyre të ardhur në stadium. Plani ka qenë i detajuar se kush dhe kur do të sulmohej.
Sipas hetimeve të policisë, rezultonte se të 18 të ndaluarit në Kosovë merrnin urdhra nga dy luftëtarë të ISIS-it. Të ndarë në grupe, 18 të arrestuarit atje vepronin si celula të veçanta për të kryer aktin terrorist.
Pas përgjimeve, policia e Kosovës ndërhyri në kohë pesë ditë përpara planifikimit të këtij sulmi.
Gjatë këtyre përgjimeve rezulton se nga Siria, nuk kishte udhëzime vetëm për këtë akt terrorist, por edhe për të tjera, për të cilat policia kosovare nuk ka dhënë detaje.
Ata kanë marrë një masë sigurie për 30 ditë burg, derisa të konkretizohen të gjitha provat që disponon policia vendase atje.
2.5 kg eksploziv në gjendje të kristalte i gatshëm për shpërthim, ndërsa është kapur në një prej banesave të terroristëve, i cili do kryente sulmin edhe 281 gram eksploziv ndër më të rrezikshmit në qarkullim në botë, i llojit TATP.
Në valën e arrestimeve në Kosovë dhe rajon, në Shqipëri u prangosën katër të dyshuar si ndihmës të këtyre celulave, por që deri më tani nga hetimet nuk konfirmohet nëse ata ishin në dijeni të sulmeve.
Aktualisht ende nuk ka një akuzë të tillë për ta, por do të ishin mbështetës për të kryer këto sulme.
Organet e akuzës dhe ato policore në Shqipëri nuk deklarojnë nëse katër të arrestuarit do të ndihmonin duke qenë në dijeni apo jo të sulmeve.
Ndërkohë që qeveria shqiptare në kuadër të luftës ndaj terrorizmit pak ditë më parë ka firmosur edhe shpalljen si financues të terrorizmit të imamëve të dënuar tashmë nga gjykatat shqiptare për terrorizëm.
9 imamët që kanë marrë dënime të rënda në Shqipëri u janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare dhe emrat e tyre janë futur edhe në listën e zezë të OKB-së, si financues të terrorizmit. Vendimi nuk është bërë publik për shkak të sekretit shtetëror që përmban./TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite