LAJMI I FUNDIT:

Produktet e miellit bëhen me banderola

Produktet e miellit bëhen me banderola

Produkteve të barnave, cigareve, alkoolit, do të iu shtohet edhe produkti i miellit që do të ketë banderolën e institucioneve të Kosovës.

Muharrem Shahini nga Ministria e Financave, ka treguar se kjo ministri ka zhvilluar takime të rregullta me Odat ekonomike dhe shoqatat e bizneseve ku dhe kanë ardhur në përfundim se është më se e nevojshme që të mbrohen bizneset në Kosovë dhe të kenë trajtim të njëjtë si dhe janë dakorduar për vendosjen e banderolave në çdo paketim të miellit që qarkullon në Kosovë.

“Kështu që në Ministrinë e Financave për këtë çështje është krijuar edhe grupi punues i cili edhe ka përgatitur sugjerimet lidhur me vendosjen e banderolave në çdo paketim të miellit që qarkullon në Kosovë, dhe si i tillë pritet që të procedohet me tej”, ka thënë Shahini për RTKlive.


Shahini, ka bërë me dije se sa i përket kalendarit të akcizave në bazë të Vendimit të Qeverisë Nr.01/64 të datës 16.12. 2015 janë të përcaktuara sipas një kalendari deri në vitin 2019.

Kurse Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se është mirë që edhe produktet e tjera të kenë banderolë, pasi që do të jetë më mirë edhe për qytetarët dhe shëndetin e tyre.

“Shumë produktet në Ballkan, kanë kontroll më të madhe, edhe propozimi për vendosje të banderolave në produktet e miellit, do të jetë me efekt pozitiv dhe besoj që kjo do të jetë në shërbim të kontrolleve më të mira për produktet”, ka thënë ai.

Edhe njohësi i zhvillimeve ekonomike, Jakup Bellaqa, e ka vlerësuar si hap pozitiv propozimin për vendosje të banderolave në paketime të mielli, pasi që sipas tij do ndikojë direkt në shëndetin e popullsisë së Kosovës.

“Mielli është ushqimi primarë dhe jetikë dhe i domosdoshëm pa të cilin nuk mund të jeton njeriu dhe kjo do të thotë se mielli me banderolë është i kontrolluar nga ana e shtetit dhe më i sigurt për ushqim. Mielli cilësor edhe shëndeti është vital”, ka theksuar Bellaqa për RTKlive. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Botë
Kalo në kategori